1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë mund të bëjnë klubet për të entuziazmuar fëmijët për sportin?

9 Tetor 2006

Mjafton një vështrim në pasqyrën e medaljeve në veprimtari të ndryshme të mëdha dhe tifozët e atletikës do të kuptojnë, se sa pak talente ka nga Gjermania. Që mungon baza e gjerë, kjo dihet prej kohësh. Fëmijët dhe të rinjtë kanë kaq shumë mundësi për t´u marrë me diçka, sa që atyre nuk u mbetet kohë të shkojnë nëpër klubet sportive.

https://p.dw.com/p/AsJ2
Fotografi: picture-alliance/dpa

John Eker, mësues në gjimnazin Landrat Lucas në Leverkuzen dhe bashkëshort i fitueses së olimpiadës Heide Eker- Rozental e nxjerr në pah këtë problem: "Nëse nuk aktivizohen nëpër klube dhe nuk janë aktivë, shpesh herë fëmijët mbeten përpara kompjuterit në shtëpi, ose përpara ekraneve televizive. Në këtë mënyrë ata luajnë e stërviten duke qëndruar ulur."

Nga perspektiva e mjekut të sportit fëmijët duhet që çdo ditë të kenë një orë sport për t´u vënë në lëvizje. Por realiteti është ndryshe. Nëpër shkolla anullohet një në katër orë mësimi të sportit. Jon Eker: "Unë mendoj se nuk ka pasur ansjë periudhë gjatë karrierës sime 30 vjeçare që të më jetë dashur të zëvendësoj kaq shpesh orët e fizkukulturës nëpër shkolla. Pothuajse duhet të zëvendësohet çdo orë e sportit, pikërisht në klasat e ulëta, më duket se së shpejti do të më duhet të bëj të njëjtën gjë edhe për klasat më të larta."

Se si mund të funksionojë bashkëpunimi mes shkollës dhe klubeve sportive këtë e dëshmon mësë miri shembulli i Leverkuzenit. Gjimnazi Landrat Lucas dhe klubi i Bajer Leverkluzenit bashkëpunojnë ngushtë. Fituesja e olimpiadës në kërcim së larti, Ulrike Nase-Meyfrat, e cila është përgjegjëse për zbulimin e talenteve të Bajer Leverkuzenit, sqaron se si mund të funksionojë kjo: "Unë herë pas here shkoj në shkollë në orët e mësimit. Ose ulem e i shoh fëmijët, ose jap vet mësim, dy orë atletikë. Në këtë mënyrë mund të shoh, nëse ia vlen që të ftosh ndonjërin për stërvitje prove. Në këtë rast mund të vërej si duhet, nëse dikush është i talentuar për atletikë, nëse fëmijët janë sportivë dhe mund të vrapojnë apo të kërcejnë. Që të futesh në atletikë mjafton të aktivizohesh në një klub sportiv."

Në Leverkuzen e kanë kapur nervin e kohës, tani po bëhen përpjekje që edhe fëmijët që nuk kanë premisat ideale të motivohen për sportin: Ulrike-Nase-Meyfrat: "Ne kemi krijuar brenda klubit grupin XXL, ekstra large. Në këtë grup futen fëmijët, që në sport mbeten mbi kaluç si një thes i lagur, por që megjithatë kanë forcë dhe madhësi trupore për t´iu përkushtuar p.sh. hedhjes së çekçit apo të shtizës."

Madje përkujdesi shkon edhe një shkallë më tej, klubi u ofron qysh herët ndihmë fëmijve dhe të rinjve me porbleme në peshë. Ane Vinghen e ngarkuar për fëmijët dhe rininë nga klubi Bajer i Leverkuzenit: "Ne i mësojmë fëmijët se si të përshtaten me mënyrën e rekomandueshme të ushqimit. Tani në tetor do të organizojmë një kurs për fëmijët dhe të rinjtë në mbipeshë, ku atyre i jepet mësim si për lëvizjen ashtu edhe për mënyrën e të ushqyerit."

Por sporti mund të ofrojë edhe më shumë. Heike Eker-Rozental ka konstatuar, se përmes sportit ke mundësinë të njohësh edhe trupin tënd: "Unë mendoj, se sporti nuk është vetëm një hobi i bukur për t´u zbavitur, por edhe një hobi me shumë vlerë. Mendoj, që çdo njeri duhet të nisë shumë shpejt të përpiqet të njohë trupin e vet, ta verë atë në përdorim dhe të përjetojë gjëra të bukura. Në sport kjo mund të arrihet me siguri."