1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë roli mund të luajë OKB-ja për të ardhmen e Sirisë?

17 Dhjetor 2024

Përballja me regjimin e Asadit ishte e vështirë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas tij fshiheshin Rusia dhe Kina. Tani po shfaqet një linjë e re, më e unifikuar në OKB.

https://p.dw.com/p/4oEJD
Këshilli i Sigurimit të OKB në Nju Jork, politikanët të mbledhur në tryezë të rrumbullakët të hapur
Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-sëFotografi: Angela Weiss/AFP/Getty Images

Takimi i parë i Këshillit të SigurimitOKB-së për Sirinë që nga rënia e regjimit të Asadit u zhvillua me dyer të mbyllura një javë më parë. Pjesëmarrësit, të cilët folën në mënyrë konfidenciale më pas tingëlluan çuditërisht pozitivë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, ka pasur të paktën një marrëveshje për pikat thelbësore midis 15 vendeve anëtare në organin më të fuqishëm të OKB-së. Sipas saj, baza për një zgjidhje politike në Siri duhet të jetë Rezoluta 2254 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së para dhjetë vjetësh, e cila është e vjetëruar në disa aspekte. Por parimet thelbësore ende janë në fuqi e duhet të zbatohen.

Geir O. Pedersen dhe Abu Mohammad al-Jolani ulur në kolltuqe, para tyre një tavolinë me ornamente
I dërguari i OKB-së, Geir O. Pedersen takon kreun e HTS, Abu Mohamad al-Jolani në Damask, 16.12.2024Fotografi: Syrian Transitional Government/Anadolu/picture alliance

Do të ndryshojë klasifikimi i HTS si organizatë terroriste

Kërkesat: Siria e re duhet të përfshijë të gjitha grupet politike dhe etnike në një proces gjithëpërfshirës, me përjashtim të grupeve terroriste. Duhet të hartohet dhe miratohet një kushtetutë. Në fund zgjedhjet e lira duhet të zhvillohen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. Por HTS, e cila tani ka rrëzuar regjimin e Asadit, është ende e listuar si një "organizatë terroriste" në Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë ekspertët nuk presin që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ta ndryshojë shpejt këtë klasifikim. Në vend të kësaj, pritet një proces hap pas hapi, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të vazhdojë të ketë ndikim në mënyrë që fjalët e HTS të pasojnë me vepra. Anëtarët e një HTS-i të moderuar dhe më konstruktive fillimisht mund të lejohen të udhëtojnë jashtë vendit.

Konferencë për Sirinë nën udhëheqjen e OKB-së?

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, norvegjezi Geir Pedersen, prej një jave po zhvillon bisedime me sundimtarët e rinj në vend. Në të njëjtën kohë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka takuar përfaqësues të fuqive të huaja që kanë interesa në Siri. Turqia i mbështet sundimtarët e rinj të HTS. SHBAderi më tani kanë qenë për mbrojtjen e kurdëve në Sirinë verilindore. Rusia ka humbur shumë influencë për shkak të dështimit të saj, por dëshiron të ruajë qasjen në Detin Mesdhe. Izraeli dëshiron të bëjë gjithçka që nga Siria të mos i vijë rrezik në të ardhmen. Të gjitha këto tregojnë se nuk ka një pikënisje të lehtë për OKB-në.

Sirianët festojnë duke bërë fotografi selfi para një kalaje, në sfond një ushtar me armë
Sirianët festojnë pas rënies së regjimit të AsaditFotografi: OMAR HAJ KADOUR/AFP/Getty Images

Skenari më i mirë nga këndvështrimi i Kombeve të Bashkuara do të ishte një konferencë e udhëhequr nga OKB për Sirinë, për shembull në Gjenevë ose Damask. Atje, të gjitha grupet politike do duhet të bisedojnë në një tryezë të rrumbullakët mbi ndërtimin e një Sirie të re. Por Kombet e Bashkuara gjithashtu duhet të përgatiten edhe skenarin më të keq. Si në Libi. Pas rënies së diktatorit al-Gadafi, rivalitetet brenda Libisë dolën të ishin aq të mëdha dhe interesat e fuqive të huaja aq të ndryshme sa që dy qeveri konkurruese luftuan njëra-tjetrën duke e zhytur vendin në kaos.

 

 

Marrë nga ARD/ Martin Ganslmeier