A do t'i kthehen pronat e Kosovës? Ku shkojnë paratë serbe në Kosovë? A do të ndërmarrë Kosova masa reciprociteti ndaj Serbisë dhe Bosnjes?
27 Maj 2011Reklamë
Prishtina në kuadër të dialogut teknik me Beogradit do të kërkojë edhe kthimin e pronave të ndërmarjeve shoqërore të Kosovës që gjenden në Serbi. Më së shumti asete Kosova ka në Serbi dhe Mal të Zi.
Në Kosovë gati që askush nuk e di se sa para të Serbisë derdhen për serbët e atjeshëm dhe për çfarë qëllimesh shpenzohen ato. E vetmja gjë që dihet është se këto para shkojnë për rrogat e të punësuarve në institucionet, të cilat qeveria në Prishtinë e konsideron ilegale.
Qeveria e Kosovës paralajmëron masa reciprociteti me vendet që nuk respektojnë marrëveshjen për tregti të lirë me Kosovën. Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina janë dy vendet të cilat tash e tri vjet kanë bllokuar produktet kosovare.