Abaz do të flasë mbi zhvillimet më të fundit në Gaza
14 Qershor 2007
Qyteti i Gazës: Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, pritet gjatë ditës së sotme që të flasë mbi gjendjen aktuale në territoret autonome palestineze.Ka gjasa që ai të bëjë të ditur edhe mbi ndërprerjen e bashkëpunimit me qeverinë e unitetit.Kjo qeveri u formua në mars pas bisedimesh të zgjatura prej muajsh mes përfaqësuesve të grupeve rivalizuese Hamas.
Për shkak të luftimeve të ashpëra dhe sulmeve nga luftëtarët e Hamasit, ministrat e nga grupi Fatah nuk do të marrin më pjesë në kabinetin qeveritar.Deri tani, si pasojë e këtyre luftimeve mes dy partive rivale, kanë humbur jetën të paktën 70 njerëz.Sot Fraksionet rivale palestineze, Hamas dhe Fatah, thanë se kanë rënë dakord për kushtet e një armëpushimi të ri për t'i dhënë fund luftimeve intensive në Gaza.