Akuzat e Uashingtonit thellojnë krizën në raportin SHBA-Iran
13 Tetor 2011Presidenti i SHBA-së Barack Obama kishte tefelonuar me mbretin Arabisë Saudite.
SHBA dhe Arabi Saudite me qendrim të përbashkët
Obama dhe mbreti Abdallah ranë dakord për një përgjigje të përbashkët, që t'u kërkohet llogari përgjegjësve për veprimet e tyre, njoftoi Shtëpia e Bardhë në Uashington. Qeveria amerikane amerikane akuzoi të martën Iranin për planifikimin e një atentati kundër ambasadorit saudit. Si organizatorë të dyshuar ministria amerikane e Drejtësisë përmendi një 56-vjeçar, i cili në fund të shtatorit është arrestuar në Nju-Jork, si dhe një anëtar të njësisë speciale El-Kuds të gardave revolucionare iraniane, i cili është arratisur. Anëtarë të lartë të qeverisë amerikane, që dëshirojnë të mbeten anonimë, pranuan ndërkohë, se nuk ka prova "të forta" për dijeninë e udhëheqjes së lartë iraniane për vrasjen e supozuar. Një përfshirje e udhëheqjes së Teheranit është e mundshme. Edhe zevëndëspresidenti amerikan Joe Biden deklaroi se SHBA po përpiqet për sanksione të tjera kundër Iranit për shkak të këtij incidenti.
Ndërkohë Arabia Saudite e akuzoi Iranin se më këtë sulm të planifikuar ndaj ambasadorit të saj në SHBA, dëshiron të prishë marrëdhëniet e mira mes Riad-it dhe Uashingtonit, tha ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, princi Saud al-Faisal këtë të enjte në Vjenë. Sulmi i planifikuar terrorist "na dhemb shumë", plotësoi më tej ai. "Ne nuk e kishim parashikuar kurrë që Irani mund të bënte një hap të tillë". Irani duhet të kuptojë "që ka vetëm një rrugë: ajo e respektimit të ligjeve të drejtës ndërkombëtare."
Irani hedh poshtë akuzat
Por Irani nga ana e tij i hodhi poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara për komplot për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington. Përgjigja me shkrim iu dorëzua ambasadorit të Zvicrës në Teheran i cili përfaqëson edhe interesat amerikane në Republikën Islamike. Irani, thuhet në përgjigje, dënon fuqishëm akuzat e pabaza për gjoja lidhje të tij me elementë terroristë për vrasjen e ambasadorit saudit.
Për Teheranin, gjithçka është një sajesë e Shteteve të Bashkuara për të shmangur vëmendjen nga problemet e vërteta që po kalon Uashingtoni, sidomos me krizën financiare.
Autor: Mimoza Kelmendi (dpa)
Redaktoi: E. Xhani