1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Argjentina: Rrezik falimentimi me pasoja

av (dpa,dw)30 Korrik 2014

Në Nju-Jork vazhdojnë bisedimet ndërmjet Argjentinës dhe kreditorëve të saj. Nëse ato dështojnë, atëherë vendi do të falimentojë. Kjo do të ishte hera e dytë brenda pak vitesh.

https://p.dw.com/p/1CmJw
Fotografi: Reuters

Afati i fundit për likuidimin e borxhit nga Argjentina po afron. Deri në mesnatë duhet të arrihet një marrëveshjeje me dy hedge fonde amerikane. 1,5 milardë i ka borxh Argjentina dy fondeve amerikane nga falimentimi i shtetit në vitin 2002. Ata kërkojnë pagesën e plotë, por Argjentina deri tani nuk do të paguajë.

Edhe para dymbëdhjetë vjetësh argjentinasit janë dridhur nga frika për kursimet e tyre, kur vendi shkau në falimentim. Pati protesta të mëdha kundër qeverisë. Reagime të tilla të ashpra nuk pret tani askush, sepse për argjentinasit kësaj rradhe fajtore për situatën nuk është qeveria, por fondet.

Pasoja të rënda

Një gjë e tillë do të kishte pasoja të rënda për Argjentinën. Agjencitë e vlerësimit do të vazhdonin të ulnin më tej aftësinë e saj kreditore. Për Argjentinën do të ishte pastaj më e vështirë për të marrë para në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

Por edhe nëse kjo do të ndodhte, ky shtet i Amerikës Jugore duhej të premtonte fitime më të larta se sa në të kaluarën- Norma e interesit për obligacionet qeveritare argjentinase ndodhet tani nën dhjetë e gjysmë për qind. Dhe ekonomia gjithsesi e dobët e Argjentinës do të vazhdonte të vihej nën trysni.

Disa ekonomistë mendojnë se në Argjentinë do të ketë një recesion të zgjatur, nëse vendi do të jetë me të vërtetë i detyruar ta paguajë të gjithë borxhin. Për shkak se paraja argjentinase, peso, mund të humbasë edhe më shumë vlerë. Inflacioni tashmë i lartë ndoshta do të rritet më tej dhe mijëra argjentinas ka të ngjarë të humbasin vendet e tyre të punës.