Armëpushim i paqëndrueshëm në Gazë!
18 Dhjetor 2006Pas mesnatës në të gdhirë të ditës së hënë, përfaqësues të lëvizjeve Fatah dhe Hamas në Gazë ranë dakord për armëpushim. Me këtë synohet që t´u jepet fund konfrontimeve për të tërhequr nga rruga njerëzit e armatosur dhe për rikthimin nëpër kazerma të forcave të rendit.
Përveç kësaj të dyja organizatat duan të lirojnë personat e rrëmbyer prej tyre nga kampi rival me qëllim që të fillojnë edhe bisedimet për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar. Armëpushimi u ndërmjetësua nga tri organizata të më vogla politike: Xhihadi islamik, Fronti Demokratik dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Pesltinës. Përfaqësuesit e Hamasit dhë të Fatahut nuk morën pjesë vet në konferencën e shtypit, gjatë së cilës u shpall fundi i luftimeve. Megjithatë gjatë natës ka pasur shkelje të armëpushimit.
Siç njofton korrespondetja e DW-së Betina Marks pas marrëveshjes në Gazë ka pasur shkëmbime të veçuara zjarri. Si pasojë janë plagosur së paku tre persona. Gjatë dy ditëve të fundit kudo në territoret palestineze ka pasur demonstrata dhe protesta masive. Konfrontimet kanë qenë të ashpra kryesisht në Rripin e Gazës. Të paktën dy predha kanë goditur rezidencën e presidentit Mahmut Abaz. Gjatë të shtënave nëpër rrugë është vrarë një grua, që hasi midis dy fronteve në universitetin islamik. Dis anjerëz janë plagosur. Ndër ta edhe një fotoreporter francez. Ministri i jashtëm Mahmud Azahar dje paradite i shpëtoi për fije një atentati. Eskorta e tij ishte vënë në shënjestër të snajperistëve.
Presidenti Abaz megjithatë i përmbahet kursit të tij pë rzgjedhje të reja. Të dielën ai u takua me kryetarin e Komisionit të Zgjedhjeve për të biseduar rreth modaliteteve dhe datës së mundshme për zhvillimin e votimeve të parakohshme. Abazi per dekret ka rekomanduar që brenda 120 ditëve të bëhen përgatitjet për zgjedhjet.
Megjithatë Abazi ende nuk ka komunikuar datën e zgjedhjeve. Ka shumë spekulime, që kjo është vetëm një manovrim për ta vendosur Hamasin nën presion që të pranojë së fundi të krijojë qeverinë e unitetit kombëtar me lëvizjen Fatah. Ndërsa të tjerët kanë nisur luftën elektorale. Fatahu shpreson, se përmes zgjedhjeve të reja do të mund ta zhvendosë Hamasin nga pushteti.
Ndërkaq kryeministri britanik Toni Bler ka mbërritur në Ramallah, ku u takua me presidentin palesitnez Abaz. Pas takimit në një konferencë të përbahskët shtypi Bler deklaroi: "Çështja kryesore është se populli palestinez po vuan dhe nga ana tjetër dëshira e njerëzve për të arritur krijimin e shtetit. Ne kemi përpara një rrugë dhe ajo që dua t´u them njerëzve në këtë rajon, është, se duhet ta kuptojnë që bashkësia ndërkombëtare e një mendimi, netë gjithë duam njëzgjidhje me dy shtete. Ne duam një shtet të pavarur palestinez, ku populli të mund të qeveris vet problemet e veta dhe ku mund të arrihet përparim dhe të vendoset drejtësi. Megjithatë ne nuk mund ta bëjmë këtë pa mirëkuptimin e popullit, që duhet të pranojë bazën e zgjidhjes me dy shtete", theksoi kryeministri britanik Bler pas takimit me presidentin palestinez Abaz në Ramallah.