Reklamë
Dhjetë artistë me prejardhje nga Ballkani Perëndimor dhe Bullgaria kanë sjellë punimet e tyre në institutin Bullgar në Berlin. Ndër to edhe tre emra shqiptarë: Mimoza Veliu me dy foto që pasqyrojnë gjendjet shpirtërore të së përditshmes (Up&Down), Linda Vukaj, me momentet e fiksuara në celuloid gjatë një fotoreportazhi në Shqipëri (Pezull) dhe Shqipe Kamberi me "Nusja", një instalacion që tematizon situatën e femrave në zonat rurale. Eskpozita është e hapur deri më 11 tetor 2018.