1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Atentatori iranian në çështjen 'Mykonos' në Berlin do të lirohet

11 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BptG
Atentatori i rastit 'Mykonos' Kasem Darabi, i dënuar në Gjermani me burg të përjetshëm, do të lirohet. Agjencia e lajmeve France Press citon kryeprokurorin e gjykatës federale, Frank Valenta, se është vendosur të hiqet dorë nga ekzekutimi i mëtejshëm i dënimit. Darabi që është dënuar si organizues i atentatit të ideuar në Iran në restorantin 'Mykonos' në vitin 1992 në Berlin mund të lirohet në dhjetor. Parakusht është që iraniani i dënuar të largohet nga Gjermania. E njëjta gjë vlen për libanezin Abas Rajel, i dënuar si bashkëpunëtor i Darabit. Në atentatin e vitit 1992 u vranë katër opozitarë iraniano-kurdë.