Rajoni në fokusin e Deutsche Welles
6 Shtator 2018Dy gazetare të Deutsche Welles, Elona Elezi dhe gazetarja serbe, Sanja Kljajić janë në udhëtim në rajonet kufitare Kosovë e Serbi. Ato bisedojnë drejtpërdrejt me njerëzit në terren, kapin atmosferën dhe sjellin problematikat që shqetësojnë qytetarët aty.
E Martë, 4 Shtator: Elona dhe Sanja vizituan dy shkolla në Preshevë - Nxënësit shqiptarë gëzoinë për ditën e parë të shkollës, por libra ata nuk kanë...
E Mërkurë, 5 Shtator: Elona dhe Sanja, prekën temën më delikate e të debatuar aktualisht: Këmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ato biseduan me qytetarët në Preshevë
E Enjte, 6 Shtator: A i ka pyetur politika në Kosovë politikanët e Luginës së Preshevës për këmbimin e territoreve? Elona dhe Sanja kanë biseduar me politikanë në rajon.
E Premte, 7 Shtator: Pa ujë e papunë - Varfëria në fshatin serb, Slavujevc në Preshevë. Elona dhe Sanja bisedojnë me familjen Apostolovci.
E Shtunë, 8 Shtator: Vizita e presidentit Vuçiç shkaktoi grindje e debat - Por çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë dhe serbë në Mitrovicë?
E Dielë, Shtator: Protesta gjatë vizitës së Vuçiqit. Banorët e Prekazit të Epërm bllokojnë rrugën. Banorët në Prekaz: Vuçiq të kërkojë njëherë falje, pastaj vjen pajtimi, thonë ata.