Australia me një kryeministër tjetër pas 11 vjetësh
3 Dhjetor 2007Reklamë
Një javë pas fitores së Partisë së tij në zgjedhje, ish diplomati Kevin Rudd, është emëruar kryeministër i Australisë. Politikani socialdemokrat ka njoftuar se do të tërheqë ushtarët australianë nga Iraku dhe se do t`i japë rëndësi të veçantë mbrojtjes së ambjentit. Fitorja e laburistëve në zgjedhje i jep fund periudhës qeverisëse 11 vjeçare të kryeministrit konservator, Xhon Hauard (John HoWard).