BE fton për përmbajtje dhe zbatim të ligjit
28 Maj 2019Zëdhënësja e Përfaqësues se Posaçme të BE-së për Politikë të jashtme Maja Kocijançiç pohon se aksionet "të bëhen në mënyrë ligjore dhe duhet të komunikohen në mënyrë të duhur”. "Operacioni policor në Mitrovicë, pas urdhëresave gjyqësore, i cili ka pasur cak të dyshuar individual nga ky rajon dhe pjesa tjetër e Kosovës, duhet të bëhet në mënyrë ligjore". Gjithashtu aksionet duhet të komunikohen si duhet, që të mos ketë mosmarrëveshje lidhur me qëllimin e tyre.
Zëdhënësja tha se "ata janë në kontakt me lidershipin në Prishtinë dhe Beograd, prej të cilëve kanë kërkuar përmbajtje maksimale”. Zëdhënësja ka përkujtuar edhe se "sundimi i ligjit duke përfshi edhe presupozimin e pafajësisë janë objektiva të cilat BE-ja i përkrahë fuqishëm”.
"Operacionet policore duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit te të gjitha komunitetet. Operacionet e tilla duhet të forcojnë e jo të dobësojnë përpjekjet për normalizim”, ka thënë Kocijançiç. "Ne fuqishëm besojmë se të gjithë aktorët duhet të kenë më shumë bashkëpunim policorë dhe gjyqësorë, duke respektuar në tërësi marrëveshjet e Brukselit”, theksoi ajo.