Letërsi
Buzë Liqeneve - Ana Kove
Reklamë
Ana Kove, përkthyese dhe shkrimtare e lindur në Pogradec, ishte për herë të dytë në Berlin si fituese e bursës “Ardian Klosi”. Bursa u jepet përkthyesve nga gjermanishtja në shqip nga Fondacioni S. Fischer dhe Kolokiumi Letrar i Berlinit (LCB). Ajo u mundëson krijuesve shqiptarë nga një muaj qëndrim në ambientet e vilës së LCB-buzë Wannsee-së në Berlin. Kove shrytëzoi rastin t’i prezantonte pubikut berlinez edhe pjesë nga krijimtaria e saj letrare.