1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Donald Trump: SHBA jo më "polici i botës"

27 Dhjetor 2018

Që nga marrja e postit, presidenti amerikan nuk ishte shfaqur tek trupat amerikane jashtë vendit, deri në vizitën e së mërkurës në Irak. Por këtë vizitë Donald Trump e përdori për një mesazh të qartë.

https://p.dw.com/p/3AfgT
Trump besucht US-Truppen im Irak
Fotografi: Reuters/J. Ernst

Shtetet e Bashkuara "nuk mund të jenë më polici i botës", tha presidenti amerikan, Donald Trump të mërkurën (26.12)  në bazën ajrore amerikane Al-Asad në provincën perëndimore irakiane, Anbar. Në këtë kontekst ai i mbrojti planet e tij për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Siria. Misionit të atjeshëm i është dhënë mjaftueshëm "kohë", tha Trump. Përveç kësaj, milicia terroriste e "Shtetit Islamikt" është "mundur gjerësisht".

"Ata nuk paguajnë"

"Ne nuk duam më të shfrytëzohemi nga vende, që na përdorin ne dhe ushtrinë tonë të mrekullueshme për t'u mbrojtur. Ata nuk paguajnë për këtë", tha Trump. Nuk është e drejtë, që Shtetet e Bashkuara ta mbajnë këtë barrë të vetme. Duke hedhur një vështrim në misionet amerikane në botë, Trump tha se "ne jemi të shpërndarë në të gjithë botën. Jemi në vende, për emrin e të cilave shumica e njerëzve as që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë. Të them të vërtetën kjo është qesharake."

Trump vizitoi papritur të mërkurën nën shoqërinë e bashkëshortes, Melania trupat amerikane në Irak. Kjo ishte vizita e parë që nga marrja e postit të presidentit para dy vjetësh. Zëdhënësja e Trumpit, Sarah Sanders u shpreh se presidenti dhe Zonja e Parë vizituan trupat në Irak për "t'i falënderuar për angazhimin e tyre, suksesin dhe sakrificën e tyre e për t'u uruar Gëzuar Krishtlindjet".

Trump besucht US-Truppen im Irak
Fotografi: Reuters/J. Ernst

Sipas të dhënave nga qarqe të brendshme amerikane, Donald Trump mendon të reduktojë ndjeshëm praninë amerikane në Afganistan. Më shumë se 5000 nga 14.000 trupat amerikane në Afganistan do të kthehen në shtëpi, ka raportuar një funksionar i qeverisë. Së fundmi dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, James Mattis pas grindjes me Trump për politikën e tij. Pas kthimit nga Iraku, presidenti amerikan qëndroi për një vizitë të shkurtër në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein.

 

 

 

la/wa/pgr/(afp, dpa, rtr)