1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE: Dritë e gjelbër për trajnimin e ushtarëve ukrainas

17 Tetor 2022

Ministrat e Jashtëm të BE pritet të miratojnë sot në Luksemburg misionin e trajnimit për ushtarët ukrainas. Ndërkohë një javë pas sulmeve të Rusisë me raketa kundër Kievit sërish aty ka pasur shpërthime.

https://p.dw.com/p/4IGWC
Tschechien Prag | Treffen EU-Außenminister
Pamje nga takimi në PragëFotografi: Janine Schmitz/photothek/IMAGO

Ministrat e Jashtëm të BE në takimin e tyre sot në Luksemburg duan të japin sinjalin e startimit për misionin e trajnimin për Ukrainën. Pritet që të konkretizohen planet e të merren vendime për trajnimin e 15.000 ushtarëve ukrainas në BE. Ky mision që pritet të fillojë nga nëntori është kufizuar njëherë për dy vjet. Ushtarët do të marrin një trajnim bazë ushtarak ose do të instruktohen për detyra të tjera si heqjen e minave, shërbimin sanitar apo përdorimin e sistemeve mbrojtëse ajrore.

Gjermania që pritet që të trajnojë 5000 ushtarë, Franca 2000, por Gjermania do të ndihmojë në këtë mision ashtu si Polonia me  ngritjen e një shtabi qendror trajnimi të ushtarëve ukrainas. Sipas kreut të BE, Josep Borrell të hënën do të jepet drita e gjelbër edhe për fondet shtesë të ndihmës nga fondi europian i paqes për të ndihmuar Ukrainën të blejë armë të tjera.

Si reagim ndaj veprimit brutal të forcave të sigurisë kundër demonstruesve civilë, ministrat e Jashtëm të BE pritet që sot të marrin masa sanksionuese kundër regjimit në Teheran. Pritet që të vendosen sanksione kundër katër organizatave të afërta me qeverinë dhe personave të veçantë, të cilëve do t'u bllokohen xhirollogaritë dhe nuk do t'u lejohet udhëtimi.

Ukraine Krieg | Raketenangriff auf Kiew
Sulme kundër Kievit, 17.10.2022Fotografi: Gleb Garanich/REUTERS

Sërish shpërthime në Kiev

Sipas kreut të bashkisë së Kievit, Vitali Klitshko në kryeqytetin ukrainas janë dëgjuar dy shpërthime të tjera në zonën e Shevtshenkivskjit. Edhe reporterë të agjencive të lajmeve njoftojnë për shpërthime të tjera. Pikërisht kjo lagje e Kievit u godit edhe javën e kaluar nga disa sulme ajrore. Klitshko ka postuar në twitter një foto që tregon një dron të shkatërruar, me të cilin duhet të jetë goditur kryeqyteti ukrainas duke shkruar se këto janë "mbeturinat e një droni kamikaz që sulmoi sot Kievin."

Ukraine Krieg | Raketenangriff auf Kiew
Fotografi: Gleb Garanich/REUTERS

Edhe drejtuesi i zyrës presidenciale, Andrij Jermak e publikoi informacionin për sulmin me dron kamikaz duke e lidhur me kërkesën për dërgimin me urgjencë të sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Sipas korrespondentes së ARD-së, Andreaa Beer në disa vende në qytet ka shpërthyer zjarri dhe ka shumë tym. Nuk ka informacione për viktima dhe të plagosur deri tani. Rusia goditi para një jave me raketa qendrën e Kievit. Më parë kishte pasur një shpërthim në urën  e Krimesë që lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë. Presidenti Putin akuzoi shërbimin sekret ukrainas për "sulm terrorist" dhe lejoi goditjen me raketa. Ukraina njofton të hënën po ashtu për goditje të rënda nga trupat ruse në veri dhe jug të vendit.

la/ag