1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erich Bettermann: Deutsche Welle në gjuhën shqipe urë komunikimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë

Ani Ruci29 Qershor 2007

Sot në Tiranë përfundoi vizita zyrtare e delegacionit të Radios DW, të kryesuar nga Intendanti Erich Bettermann, e kryer me rastin e marrjes së "Medaljes së Mirenjohjes" nga presidenti i Republikës, Alfred Moisiu

https://p.dw.com/p/B7f5
TiranaFotografi: DW

Gjate qendrimit ne Tirane delegacioni i DW u prit nga Presidenti Moisiu dhe kryeministri Sali Berisha. Autoritet me te larta te Shqiperise vleresuan kontributin qe programi shqip i DW ka dhene ne zhvillimet demokratike ne Shqiperi. Ndersa Itendanti Erich Bettermann e konsideroi programin shqip te DW nje nga rruget me efikase ndertimit e urave te komunikimit Shqiperi-Gjermani.

Dy autoritetet me te larta te Shqiperise, Presidenti i Republikes Alfred Moisiu dhe kryeministri Sali Berisha e kane pare medaljen e mirenjohjes dhene programit shqip te DW si merite dhe vendim te drejte per kontributin qe ky program ka dhene
gjate 15 viteve te ekzistences se deritanishme ne zhvillimet demokratike te vendit.

Itendanti i DW, Erich Bettermann, e cilesoi akordimin e Medaljes se Mirenjohjes, nje tregues kuptimplote te vleresimit per kete program „Besoj – tha ai, qe ajo qe eshte nje vleresim per gjithe stafin e programit shqip te DW, ne Tirane dhe ne Bon, nga ana e
Presidentit te Republikes Moisiu. Ka tregues – vuri Bettermann ne dukje, qe flasin se ky program vleresohet nga degjuesit e tij si nje element lidhes, bashkues mes shqiptareve dhe Gjermanise. Medalja e mirenjohjes eshte nje vleresim per kontributin e programit shqip te DW ne krijimin e dialogut kulturor, ne vendosjen e urave te komunikimit dhe sherben si nje inkurajim per te ecur me perpara“

Lidhur me te ardhmen e afert te programit shqip te DW , zoti Betterman tha: "Mund te siguroj degjuesit qe DW edhe ne 5 - 6 vitet e ardhshme, periudhe ku do te vijoj detyren e itendantit, - ky pozicion
eshte i barasvlershem me ate te Drejtorit te Pergjithshem -pra DW do te vazhdoje ta luaje kete rol lidhes mes kulturave, duke shfrytezuar te gjitha mjetet e teknologjise moderne, qe tani aplikohen edhe ne Shqiperi, per te bere te njohur zhvilimet nga zemra e Europes, nga Gjermania tek degjjuesit e programit ne shqip.“

Ne takimet e itendantit te DW, Erik Betterman, me Presidentin Moisiu dhe Kryeministrin Berisha u shkembyen pikpamje ne lidhje me rolin e madh qe luan nje media profesioniste dhe e pavarur nga politike ne zhvilimet demokratike te shoqerise.

Ceshtja e statusit te Kosoves ishte nje fokus tjeter ne bisedimet qe delegacioni i DW zhvilloi me Kryeministrin Berisha. Zoti Berisha rikonfirmoi qendrimin e njohur te Shqiperise se vetem pavaresia do t`i jepte fund fluiditetit te shqiptareve ne
rajon dhe do te garantonte stabilitet edhe paqe edhe ne vendet fqinje, ku jeton nje popullsi shqiptare. Itendanti i DW Erich Betterman ndau te njejten pikpamje me kryeministrin Berisha se ka ardhur koha qe shqiptaret dhe serbet te hapin nje faqe te re ne historine e marredhenieve mes tyre, faqen e bashkepunimit dhe te ecjes drejt integrimit europian.
Delegacioni i DW ne Tirane perbehej nga Verica Spasovska, drejtore e Europes Juglindore, Adelheid Failke Tieman, drejtore e marrdhenieve me jashte dhe ish kryeredaktore e programit shqip dhe kryeredaktori aktual, Fabian Schmidt.