Në këtë edicion të Europeo mund të shihni reportazhe nga Ukraina, Gjermania, Rumania dhe Franca:
Ukrainë - më shumë fëmijë jetimë më shumë adoptime në vend
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski bëri fjalë së fundmi për 43.000 ushtarë ukrainas të vrarë në luftë, e rreth 370.000 të plagosur. Të gjithë këta persona mund të kenë lenë pas fëmjë që kanë nevojë për ndihmë. E kjo ndihmë po jepet nga shoqëria ukrainase. Në vend vërehet një rritje e numrit të adoptimeve, ashtu siç është rritur numri i fëmijëve jetimë.
Gjermani - kriza e industrisë së automobilëve -po humb Gjermania lidershipin?
Mbyllje fabrikash, shkurtim i vendeve të punës - kriza e industrisë gjermane të automobilëve është temë dite në Gjermani. Për shkak të konkurrencës nga Kina e faktorëve të tjerë, kjo industri po përballet me sfida komplekse. Çfarë nuk funksionoi këto vite dhe si mundet që prodhuesit gjermanë të makinave të ruajnë lidershipin global?
Rumani - Ndihmë për të plagosurit nga Gaza
Gjendja humanitare në Gaza është katastrofike, largimi prej aty është pothuajse i pamundur, raste përjashtuese janë evakuimet mjekësore. Rreth 260 palestinezë u larguan nga Gaza në dy muajt e fundit, duke përfshirë pacientë me lëndime të rënda ose sëmundje kronike. Disa po marrin trajtim në Rumani - një nga vendet e pakta të BE-së që pranon palestinezë nga Gaza e shkatërruar nga lufta.
Notre Dame me pamje të re
Duket si një mrekulli: Vetëm pesë vite pas një zjarrit katastrofik që përfshiu katedralen e famshme të Notre Damit në Paris, ajo rihapi dyert. Të mundur e bëri këtë puna e jashtëzakonshme e komplekse për restaurimin e saj. Tani Katedrelaja rishfaqet me një shkëlqim të ri dhe detaje të reja në brendësi të saj.