Festivali i 10-të i kulturës me titullin "Njëmijëe-një Iran";situata e refugjatëve irakianë në Gjermani
20 Mars 20091.Ahmedinexhad, bomba atomike, " boshti i së keqes"- të gjitha këto janë parrulla, me të cilat perëndimi lidh Iranin. Fotografi të frikshme me gra të mbuluara me shami të zezë dhe Mullatë fanatikë. Padyshim që për sa i përket të drejtave të gruas ky vend është ndër më të prapambeturit në botë. Por poshtë shamive fshihet dhe një rezistencë. Në vitet 30 që prej revolucionit iranian gratë e kanë marrë veten.Vajzat e Khomeinit, do të thotë vajzat e reja në moshën 30-vjeçare, janë të shkolluara mirë, të sigurta në vetvete dhe krenare. Ato luftojnë për të zënë një vënd në shoqërinë patriarkale edhe pse ndonjëherë çmimi, që duhet të paguajnë, është shumë i lartë. Në Gjermani, në festivalin e 10-të të kulturës "perspektivat e gruas", që zhvillohet në Kalsruhe me titullin "Njëmijëe-një Iran", prezantohen këto gra. nga Claudia Hennen
2. Prej vitesh refugjatët nga Iraku përbëjnë një ndër grupet më të mëdha të refugjatëve në territorin e Gjermanisë. Sot (19.03) mbërrin grupi i parë i gjithsej 2500 refugjatëve të tjerë irakianë, që do të pranohen në Gjermani këtë vit. Të parët mbërrijnë pasdite në aeroportin Hanover-Langenhagen. Ata janë irakianë, që jetojnë momentalisht në kampet e refugjatëve në Siri dhe Jordani. Ky është një shkak për të vështruar, se si është situata e refugjatëve irakianë, të cilët prej vitesh jetojnë në Gjermani. Shumë prej tyre kanë vetëm status duldungu, pra nuk kanë leje të vazhdueshme qëndrimi. Eva Vëlker informon