1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëdhënia midis Gjermanisë e Izraelit po bëhet më e afërt

19 Gusht 2020

Avionë luftarakë izraelitë dhe gjermanë kanë kryer një fluturim të parë të përbashkët mbi kampin e përqendrimit Dachau për të nderuar viktimat e Holokaustit. DW foli me ambasadorin e Izraelit në Gjermani Issarachoff.

https://p.dw.com/p/3hBme
Jeremy Issacharoff (majtas) e ndoqi ceremoninë me Ministren gjermane të Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer
Jeremy Issacharoff (majtas) e ndoqi ceremoninë me Ministren gjermane të Mbrojtjes Annegret Kramp-KarrenbauerFotografi: picture-alliance/dpa/S. Hoppe

DW: Gjermania është dhe do të jetë gjithmonë një partner shumë i veçantë për Izraelin. A ishte emocionuese për ju që patë të martën ushtarë në tokën e Dachaut, një nga kampet e para të përqendrimit gjerman të Rajhut të Tretë? Si u ndjetë kur patë ushtarë izraelitë dhe gjermanë krah për krah?

Jeremy Issacharoff: Para së gjithash, është një pamje me një fuqi të jashtëzakonshme. Ne jemi bashkë, duke kaluar nëpër një vend që shkaktoi mjerim të madh midis Gjermanisë dhe popullit hebre. Dhe për shumë vite ka qenë një pjesë shumë e vështirë e historisë sonë për t'u marrë me të, midis Izraelit dhe Gjermanisë. Unë mendoj se pamja e ushtarëve izraelitë, së bashku me kolegët e tyre gjermanë, dhe kur ne arrijmë të shohim avionë luftarakë gjermanë dhe avionë luftarakë izraelitë që fluturojnë krah për krah në qiellin e Gjermanisë është një realizim i vërtetë që ne kemi kaluar një pjesë shumë të madhe të historisë dhe kemi vendosur një marrëdhënie shumë unikale - përkundër faktit se historia jonë është kaq e vështirë. Ne kemi qenë në gjendje ta shndërrojmë atë barrë të historisë në një sfidë të përbashkët shansi të përbashkët për paqen.

Pilotët izraelitë janë 30, 35 vjeç. Ju folët me ta në Dachau. Sa emocionuese ishte ajo përvojë për ta?

Ju mund ta dini se njëri nga pilotët izraelitë, gjyshi i të cilit ishte një i mbijetuar i Dachaut dhe babai i të cilit ishte pilot, i cili u vra ndërsa shërbente në Forcën Ajrore të Izraelit, mbajti një fjalim shumë emocionues. Ishte një fjalim, i cili vërtet i dha një ndjesi shumë personale një ngjarjeje shumë të madhe të marrëdhënieve të rëndësishme midis dy vendeve tona. Ky ishte përsëri një moment shumë frymëzues, për të parë se si është përkthyer kujtimi i Dachaut për këtë person në një angazhim, siç tha ai, drejt pajtimit dhe miqësisë me Gjermaninë.

Blue Wings 2020
Fotografi: Bundeswehr/Marcello Totaro

Fluturimi i përbashkët ushtarak izraelit-gjerman ishte i pari në llojin e tij

Pilotët kaluan gjithashtu aeroportin Fürstenfeldbruck, ku terroristët palestinezë vranë 11 izraelitë gjatë Lojërave Olimpike të vitit 1972. Ju ishit një djalë i ri kur ndodhi kjo. E mbani mend si jeni ndjerë atëherë?

Në atë kohë unë isha në të vërtetë 17 vjeç dhe e mbaj mend mirë sulmin terrorist. Unë, si të gjithë të tjerët në botë, mbaj mend që sportistët hynin në stadiumin e Mynihut me flamur, që isha kaq krenar për ta - dhe pastaj pashë sulmin të ndodhte dhe si u zhvillua dhe si shumë prej tyre u vranë. Kur erdha për herë të parë si ambasador në Gjermani, Presidenti [Reuven] Rivlin erdhi këtu për të përuruar memorialin për këta atletë. Pra, ka qenë diçka që e kam ndjekur shumë nga afër dhe gjithmonë ka pasur një ndikim shumë të thellë në ndjenjat dhe emocionet e mia.

Si forcat ajrore izraelite ashtu dhe ato gjermane tani po kryejnë stërvitje së bashku mbi Gjermaninë dhe Evropën Perëndimore. Forcat e Mbrojtjes izraelite janë një nga ushtritë më të forta në botë. Keni vërtet nevojë për këtë program këtu? Apo është kjo para së gjithash, një veprim kujtimi të përbashkët i një historie kaq të errët?

Vizita në Dachau ishte - tani për tani - një pjesë shumë e fortë e këtij bashkëpunimi në vazhdim. Ceremonia që patëm në Dachau përfshinte një pjesë shumë domethënëse të kujtimit dhe të shkëmbimit të mendimeve për atë që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore dhe në Shoah, dhe se si anë zhvilluar që nga atëherë marrëdhëniet midis Izraelit dhe Gjermanisë. Por këto manovra midis Izraelit dhe Gjermanisë nuk janë kryesisht simbolike. Ata ngërthejnë shumë kuptim dhe gjithasht shumë bashkëpunim midis dy forcave ajrore. Të dy komandantët e forcave ajrore janë miq shumë të mirë dhe ata zhvilluan një marrëdhënie shumë të rëndësishme në shkëmbimin e informacionit dhe në diskutimin e teknikave dhe sfidave, me të cilat përballen të dy forcat ajrore. 

Pra, kjo nuk është diçka që është thjesht "e këndshme". Kjo është një simbol shumë i vërtetë i një marrëdhënieje në rritje që po bëhet shumë më e afërt dhe u shërben interesave dhe vlerave të të dyja vendeve. Dhe, më e pakta, mbetet gjithashtu një nga mënyrat më të rëndësishme për zhdukjen e antisemitizmit kur të dy popujt tanë shikojnë se si partneriteti strategjik në zhvillim mund t'u shërbejë interesave të tyre dhe të kontribuojë në vlerat e tyre të përbashkëta, në mirëqënien e tyre dhe në sigurinë.

 

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C