Forcat amerikanë vrasin në Irak 15 civilë, 9 prej të cilëve fëmijë
12 Tetor 2007Reklamë
Si pasojë e një sulmi ajror të forcave amerikane në veri të Bagdatit, janë vrarë 19 kryengritës dhe 15 civilë, në mesin e të cilëve 9 fëmijë. Objekt i sulmit ishte një vendstrehim që mendoshej se përdorej nga bashkëpunëtorë të Al -Kaidës në Irak. Lajmi u bë i ditur nga një zedhënës i ushtrisë amerikane. Po dje në Kirkuk, të paktën 7 veta e humbën jetën dhe rreth 50 u plagosën nga shpërthimi i një automjeti, i cili kishte si objektiv një shef të policisë rrugore.