1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futbollistë nga ata që dikur ishin fëmijë rrugësh - Ministri i jashtëm gjerman viziton një shkollë në Burkina Faso

Tussing, Jan /Rabat (HR) neu15 Shkurt 2008

Futbolli zë një vend të veçantë në kontinentin afrikan. Futbollistët jo vetëm nderohen si idhuj apo heronj në Afrikë, por me këtë sport mund të ndryshosh për mirë edhe jetën e afrikanëve.

https://p.dw.com/p/D6fH
Ministri Frank-Walter Steinmeier në shkollën ee futbollit në kryeqytetin e Burkina Fasos, Ouagadougou. 12 shkurt 2008Fotografi: picture-alliance/ dpa

Ndoshta këta fëmijë janë e ardhmja e futbollit të Burkina Fasos. Në fushën e sportit jo larg rezidencës presidenciale stërviten 24 të djelmosha nga 14 deri në 18 vjeç. Të gjithë nxënës të një shkolle të veçantë. Një shkollë me mbështetje gjermane, e cila i bën futbollistë ata që dikur kanë qenë fëmijë rrugësh. "Skuadra e dashur e Alfonsit është ajo e Barcelonës dhe futbollisti më i dashur është Puholi. Ai është mbrojtës ashtu si Alfonsi, të cilit i pëlqen mënyra e të luajturit të Puholit."

Alfonsi është 14 vjeç. Një djalë i ndrojtur që flet me zë të ulët. Por ai është mjaft i vullnetshëm dhe ëndërron të bëhet futbollist. Kur erdhi këtu Alfonsi ishte i sëmurë dhe për moshën tepër i pazhvilluar, tregon mësuesi i tij, Aleksandri: "Ai luan mirë, por është shumë i dobët. Por e rëndësishme është që ai përpiqet të luftojë së bashku me më të rinjtë apo me nxënësit e një klase më lart."

Për djemtë si Alfonsi të futesh në një shkollë të tillë është si të fitosh në llotari. Përditë ka stërvitje, madje dita fillon shumë herët. Në 5:45. Por Alfonsi nuk ankohet. "Fillimisht fshihen dhomat, pastaj është orari i mëngjesit. Në shtatë fillon stërvitja. Në tetë bëhet dush, pastaj në 9:30 fillon mësimi. Në 12:45 është orari i drekës, pastaj kemi pushim dhe më vonë mësim. Nga ora 17:00 fillojmë stërvitemi. Vetëm pas ngrënies së darkës nga ora shtatë ata fillojnë të bëjnë detyrat."

Shkolla e futbollistëve të ardhshëm ka konviktin e saj. Në shtëpi të vogla por funksionuese djemtë hanë, flenë dhe mësojnë. Në kabina të vogla mbajnë gjërat e tyre personale. Gjithkund janë varur pamje nga Gjermania. Por Gjermania është tepër larg. Shkolla e futbollistëve ndodhet jashtë kryeqytetit, Kuagadogu. Punonjësja gjermane për zhvillimin, Birgit Tegtmajer ndjek zhvillimin e të rinjve. Shumë nga futbollistët e vegjël ëndërrojnë për karrierë futbollistike.

"Sigurisht që shumica e tyre ëndërrojnë që të blihen nga skuadra, ku të fitojnë shumë para. Ata e shohin veten si profesionistë në Evropë. Por kjo është gati e pamundur, sepse në rastin më të mirë ata mund të blihen nga skuadrat në vend, por që të shkojnë në Evropë duhet të kalojnë shumë pengesa burokratike. Kjo nuk është aq e lehtë."

Karriera ndërkombëtare në futboll nuk është qëllimi i shkollave të tilla, por dhënia strehë dhe shkollimi i fëmijëve të rrugës.