Gazetarja Tobore Ovuorie u jep zë atyre që nuk kanë
4 Maj 2021Mbresëlënëse janë shkrimet e Tobore Ovuorie për lidhjet e errëta të bandave kriminale të përfshira në prostitucion, trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikim organesh. Për t'i zbuluar këto gazetarja futi veten në rrezik.
Guxim dhe rrezik jete
Me ndihmën e kolegëve të saj të gazetës nigeriane Premium Times, ajo u zhyt për shtatë muaj në një botë të çuditshme: mori një identitet tjetër, ndryshoi rrobat, modelin e flokëve dhe madje edhe mënyrën e të folurit.
Ajo u lidh me një tutor për të punuar si prostitutë. Kjo kohë ka lënë gjurmë jo vetëm gjurmë në mendjen e 40-vjeçares Tobore Ovuorie, që asokohe ishte 33-vjeç, por edhe në trupin e saj, sepse gjatë kësaj kohe atë e kishin rrahur, keqtrajtuar e dhunuar. Një herë madje ajo përfundoi në spital dhe mezi i shpëtoi vdekjes.
Tutori i saj i tha një ditë se do ta trafikonin për në Itali. Bashkë një grup grash të tjerët, atë e futën në një autobus që shkonte nga Nigeria në vendin fqinj, Benin. Gjatë rrugës, Ovuorie përjetoi, se si dy prej grave u prenë kokat për t'i shitur organet e tyre në tregun e zi. Në Benin ajo arriti të shpëtojë me ndihmën e një kolegu.
Përshtypje dhe respekt
Për guximi i saj, që u ka bërë përshtypje shumë njerëzve, Deutsche Welle e nderoi këtë vit Ovuorie Çmimin me Lirisë së Fjalës 2021.
"Nëse dikush e vë veten në një rrezik të tillë për të zbuluar të vërtetën, atëherë meriton çdo respekt," tha drejtori i DW Peter Limbourg. "E rëndësishme që ne ta forcojmë fituesen personalisht dhe që të forcojmë gazetarinë në gjithë Afrikën".
Nigerianet viktima të prostitucionit të detyruar në Evropë
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) vlerëson se 80 përqind e të gjitha vajzave dhe grave që vijnë në Evropë nga Nigeria janë viktima të trafikimit njerëzor dhe prostitucionit të detyruar. Edhe shoqja më e mirë e Ovuorie ishte njëri prej tyre. Ajo vdiq nga HIV / AIDS pasi ishte kontrabanduar në Itali.
Edhe pas hulumtimit të saj mbi prostitucionin e detyruar, Tobore Ovuorie u kushtohet temave të vështira: Ajo raportoi për viktimat e trafikimit njerëzor në Libi dhe stigmatizimin e fëmijëve nigerianë që janë HIV pozitivë. Aktualisht ajo po heton nëse punonjësit e ambasadave janë të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore.