Goditje kundër pornografisë me fëmijë
23 Gusht 2008Më shumë se 40.000 të dyshuar në 98 vende, 1.000 vetëm në Gjermani. Hetuesit e rrjetit në Zyrën bavareze të Kriminalistikës kanë një vit që janë në gjurmët e tyre. Atëherë ata nisën hetimet mbi bazën e një informacioni nga ofrues shërbimesh interneti me seli në Konstancë. Firma ofron kapacitet ruajtës falas në rrjet për të dhënat. Por ajo nuk e di se çfarë depozitojnë atje përdoruesit. Në një zonë ishin ruajtur dy video. Kush dëshironte t'i shihte ato duhej të kishte adresën e saktë.
Drejtuesi i hetimeve në Zyrën e Kriminalistikës, Albert Bischeltrsrieder tregon për përmbajtjen e videove: "Bëhej fjalë për dy filma me përmbajtje pornografike me fëmijë. Në to tregohet keqtrajtimi seksual i dy vajzave të vogla, përkatësisht 12 dhe 10 vjeç."
Njëri nga fëmijët ishte lidhur me shirit ngjitës. Pedofilët nuk i kanë përcjellë njëri-tjetrit videot por kanë shkëmbyer adresën e saktë në internet. Brenda një muaji më shumë se 40.000 përdorues të internetit i janë drejtuar adresës ku gjendeshin videot pornografike. Ata vijnë nga të gjitha shtresat e popullsisë, nga punëtorët e thjeshtë e deri tek akademikët.
Hetimet i kanë çuar punonjësit e policisë tek tre burra të cilët kanë shfrytëzuar seksualisht vajzat, në pjesën më të madhe vajzat e veta. Një rast i tillë është ai i një burri nga landi i Shlesvig-Holshtjanit, i cili kishte shfrytëzuar seksualisht dy vajzat e tij dhe shoqet e tyre në një hark të gjatë kohor. Ndërkohë ky është dënuar me tetë vjet heqje lirie.
Hetimet në këtë kompleks vazhdojnë prej dy vjetësh. Personat e parë kanë marrë ndërkohë dënimin kundër të tjerëve hetimet vazhdojnë. Fillimisht zbuluesit kishin 7.500 të dhëna të ruajtura vetëm në Gjermani. M.q.s. ofruesit e shërbimeve të internetit në vitin 2006 nuk kishin detyrim të ruanin të dhënat, u zbuluan vetëm 1.000 adresa banimi. Atje u sekuestruan krahas kompjuterave edhe 1.800 video dhe 45.000 ruajtës të dhënash.
Albert Bischeltsrieder nga Zyra e Kriminalistikës në Myhin është natyrisht i interesuar edhe për çfarë kanë ndërmarrë kolegët e tij të huaj: "Kemi informacione të detajuara nga Polonia për shembull ku në një aksion të gjerë janë arrestuar 65 persona. Feed-back kemi edhe nga Australia dhe Austria. Disa vende pra na kanë dërguar raportet mbi rezultatet e aksioneve të tyre. Disa të tjerë nuk e kanë bërë këtë."
Hetimi i rrjetit i Zyrës bavareze të Kriminalistikës egziston qysh prej vitit 1995. Ajo ishte njësia e parë policore në të gjithë botën e cila kontrollonte internetin për përdorim të paligjshëm edhe pa ndonjë arsye konkrete.