1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

IAEO-së i lejohet një tjetër inspektim i reaktorëve në Iran

13 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BFXf
Irani miratoi papritur një tjetër inspektim të reaktorit me ujë të rëndë në ndërtim e sipër pranë Arak-ut. Ky është një prej rezultateve të bisedimeve që zhvilloi këtë javë në Teheran një delegacion i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Siç u bë e ditur në Vjenë, në fund të korrikut inspektorë bërthamorë do të marrin informacione që mund të sqarojnë pyetjet e hapura në lidhje me programin bërthamor të Iranit, të mbajtur të fshehtë për dekada me radhë. Këtu bëjnë pjesë eksperimente të kaluara me plutonium. Vendimet për mbikqyrje të plotë të centralit të pasurimit me uranium pranë Natans-it do të merren në gusht.