imm cologne Meka e banimit - Panairi ndërkombëtar i mobiljeve në Këln
Panairi ndërkombëtar i mobiljeve në Këln "imm cologne 2014" prezanton tendencat e reja në mobilimin e shtëpisë dhe kulturën e banimit. Në modë janë interiorët e karakterizuar prej individualitetit dhe kreativitetit.
Interiorë me histori
Ka kaluar tashmë koha, kur dominonin stili dhe ngjyrat. Interioret e reja tregojnë histori: që nga udhëtimet në vendet e largëta e deri tek pasionet e njerëzve. Dizenjatori Alexander Seifried në krijimet e tij për firmën gjermane Richard Lampert është frymëzuar nga një çadër tradicionale strehimi në Veri të Afganistanit. Njeriu banon aty ku ngre çadrën.
Si në ëndërr
Artistja Jane Worthington ka konceptuar për prodhuesin holandez Leolux një divan si një kolovajzë mbidimensionale. Me këtë ajo jo vetëm ka bindur jurinë e Interior Innovation Award, por ky krijim është ekspozuar edhe në panairin e mobiljeve (13.01. - 19.01.2014) në Këln.
Një klasik
Kolltuku, që Charles Eames dhe gruaja e tij Ray e projektuan para 60 vjetësh, interpretohet vazhdimisht në forma të reja. Dieter Thiel e ka konceptuar atë për prodhuesin e mobiljeve Vitra nga Baden-Vyrtembergu si një variant për t'u përdorur jashtë me një rrjetë telash.
Danezët e fortë
Në 2013 danezët mungonin, por tani ata sërish janë të pranishëm. Gubi, Muuto, Norman Copenhagen dhe modele të reja skandinave. Ajo që i dallon ata është materiali natyror dhe shumë dru. Danezët nuk preferojnë përmasa pafund, por mobilje të vogla, të cilat i përshtaten vërtetë një dhome ndjenjeje.
Dritë me inskenim dramatik
Pikërisht përpara 50 vjetësh Verner Panton, një danez, tërhoqi vëmendjen me abazhurin e tij "Fun" në panairin e mobiljeve në Këln. Disa e përshëndetën atë, të tjerë e përqeshën. Por sot "Fun" është një top-seller i firmës Verpan.
Të banosh me më shumë gjelbërim
Në panairin imm 2014 ka anë e mbanë gjelbërim e lulëzim. Lulet e dhomës janë sërish në modë. Bocci nga Kanadaja kombinon njëherësh dy tendenca të mëdha: inskenimin e dritës me tendencën për natyrshmëri.
Të flesh në mënyrë ekologjike
Një deklaratë kjo kundër tendencës për krevatin luksoz. Me modelin Shine të dizenjatorit italian von Capo d' Opera të duket vetja sikur je në mes të pyllit tropikal. Çarçafët, që me qëllim duken si të zhubrosur rastësisht, të krijojnë përshtypjen sikur banori sapo është zgjuar.
Koncepte vizionare për banjën
Firma Hansgrohe synon dizenjo inovative për diçka, që dikur ka qenë vetëm si një qeli me ujë. Tani prodhuesi gjerman nga një kabinë dushi krijon art të vërtetë: Në vend që t'i mbulosh tubacionet e bakrit në mur, ato në fakt mund t'i inskenosh si skulptura.
Koha e materialeve të forta
Koka dushi prej bakri, abazhurë prej tunxhi: Një tendencë e re është përdorimi i metalit për dizajnimin e ambjenteve të brendëshme. Firma italiane de Castelli ekspozon një tavolinë për dhomën e ndjenjes të konstruktuar me hekur të trajtuar me acid. Përmes këtij procesi sipërfaqja e hekurit merr një pamje krejt të veçantë. Çdo tavolinë është unikale.
Betoni material në modë
Ky kolltuk betoni me fibra qelqi i dizejnuar nga Concrete Urban është padyshim rezistent ndaj motit. Kjo teknologji moderne të lejon, që të prodhosh mobilje, të cilat s'kanë nevojë për konstrukt të fortë. Si rrjedhojë ato duken më të lehta.
Një hap më tej
Dizenjatorët serbë të supermarketeve e kanë zhvilluar edhe më tej teknologjinë LED. Trupat ndriçues nuk përbëhen më nga burime të veçanta drite, por nga një sipërfaqe. Por ky prototip është i kushtueshëm me një vlerë prej rreth 50.000 eurosh.
Si do të banojmë në të ardhmen?
Për herë të tretë panairi i mobiljeve ka ftuar një dizenjator të ri të nivelit ndërkombëtar për të projektuar një shtëpi të tërë. Dizenjatorja danezo-angleze Louise Campbell tregon konceptin e saj, sipas të cilit hapësirat nuk kufizohen prej njëra-tjetrës. Nuk ka as kufi mes sektorëve funksionalë. Kuzhina është njëkohësisht edhe dhomë pune - tek e fundit edhe gatimi është një zanat.