Irani anulloi bisedimet me Rusinë
14 Shkurt 2006Ndërmjetësit iranianë qenë përgatitur të fluturonin të enjten për në Moskë. Propozimi i Moskës, i mbështetur nga SHBA dhe Evropa ishte: "Irani ka të drejtë për prodhimin e energjisë atomike civile, por edhe pasurimi i uraniumit që mund të përdorej për qëllime ushtarake spostohet, në një Joint-Venture iraniano-ruse në tokën ruse." Prej atje, uzinat atomike të Iranit do të furnizohen të ardhmen me shkopinj katodikë. Por Irani me sa duket nuk ka as interesin më të vogël për një propozim të tillë. Sepse zëdhënësi i qeverisë, Gholamhusein Elham i deklaroi të shtyra për një kohë të pacaktuar negociatat me Moskën. Me sa duket ky propozim është i papranueshëm për Moskën.
"Qeveria nënvizon se pasurimi duhet të bëhet këtu në vend. Propozimi rus duhet të përshtatet më parë me këtë politik të republikës islamike. Këtu po punohet ende."
Por nuk duket qartë si mund të kapërcehet ky hendek midis pozioneve. Aq më tepër që Irani shpalli të hënën se do t'i zgjerojë me shpejtësi aktivitetet e tij pasuruese. Inspektorë të Agjencisë së Energjisë Bërthamore të Vjenës qenë të detyruar të heqin vula të tjera dhe kamera të tjera vëzhguese nga pajisjet iraniane. Irani planifikon sipas të dhënave të tij që para 6 marsit t'i hyjë gjerësisht pasurimit të uranit. Nëse Irani është në gjendje teknike ta bëjë këtë, për këtë ka dyshime nga të gjithë, megjithatë, sipas të dhënave nga Vjena, Teherani ka nisur të mbushë me gaz centrifugat e para. Komprmiset duken gjithnjë e më të pamundura.
Në fundjavë, presidenti i Iranit, Ahmadinexhad pati deklaruar para qindra mijëra demonstruesve, se pse Irani i përmbahet kaq fort pasurimit vetë të uraniumit: ai nuk mund të ketë besim në botën e jashtme:
"Prej 27 vjetësh ata nuk na japin më pjesë këmbimi për avionët. Çfarë garanci kemi që do të na furnizojnë me lëndë djegëse?"
Irani kërkon autarki, pavarësi nga bota e jashtme, prandaj kërkon ta plotësojë ciklin e përpunimit të lëndëve djegëse, edhe pasurimin e uraniumit. Regjimi e ndjen veten të fortë, sepse këto ditë ndjen pas vetes popullin dhe sepse nuk besohet se KS të OKB-së do të vendosë ndonjëherë sanksione kundër gjigantit të naftës Iran. Më 6 mars, shefi i Organizatës Botërore të Energjisë Bërthamore, Mohamed el Baradei do të paraqesë raportin e tij të hollësishëm: fillimisht në Vjenë, pastaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së.