Irani e Perëndimi
29 Janar 2012Reklamë
Viti 2011 shënoi një acarim të konfliktit mes Perëndimit dhe pushtetmbajtësve në Iran. Pas vendimit të bashkësisë ndërkombëtare për sanksione të reja kundër Iranit, për shkak të vazhdimit të programit të tij atomik, regjimi i mullave ndërmorri manovra ushtarake pranë ngushticës me rëndësi strategjike të Hormuzit. Irani kërcënoi se mund ta mbyllë këtë ngushticë, prej ku transportohet rreth 40 përqind e naftës botërore. SHBA u përgjigjen se nuk do ta lejojnë këtë. A do ta shpejtojnë kërcënimet ushtarake acarimin dhe zgjidhjen e konfliktit me Iranin?