1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irani këmbëngul në vazhdimin e programit për pasurimin e uraniumit

10 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BeJf
Grindja bërthamore midis Iranit dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po dominon takimin e vjeshtës të këshillit të guvernatorëve të Organizatës Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore. Pas orë para hapjes së konferencës disaditore në Vjenë negociatori iranian për çështjet bërthamore, Ali Larixhani sqaroi edhe një herë, se vendi i tij do ta vazhdonte pasurimin e diskutueshëm të uraniumit edhe në rast se Këshilli i Sigurimit do të vendoste sanksione të tjera kundër Teheranit. Ambasadori amerikan në këtë organizatë, Gregory Schulte, e paralajmëroi Iranin për taktikën e zvarritjes. Në qoftë se Irani dëshiron të fitojë besimin e botës, atëherë duhet të nisë me bashkëpunimin e plotë dhe pa kushte me organizatën për energjinë bërthamore, tha Schulte.