Irani paralajmëron për vendosjen e sanksioneve të reja
27 Korrik 2007Reklamë
Irani ka paralajmëruar Këshillin e Sigurimit të mos vendosë sanksione të tjera ndaj tij. Edhe një rezolutë e tretë nuk do të ndikonte në ndërprerjen nga Irani të programit atomik, tha Manusher Motaki, ministri i jashtëm iranian. Sanksione të tjera do të ishin veçse fillimi i një konfrontimi të ri me perëndimin. Bashkësia ndërkombëtare e akuzon Iranin, se nën mbulojën e programit atomik synon ndërtimin e armëve atomike. Udhëheqja në Teheran e hedh poshtë një akuzë të tillë.