Irani shpall të përfunduar konfliktin atomik
26 Shtator 2007Reklamë
Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad i ka shpallur të përfunduara grindjet me bashkësinë ndërkombëtare rreth programit atomik. Irani ka vendosur që të lejojë mbikqyrjen e programit atomik prej Autoriteteve të Energjisë Atomike, theksoi Ahmadinexhad, në fjalimin e tij para Asamblesë së përgjithëshme të OKB, në Nju Jork. Irani nuk do t'i kushtojë vëmendje sanksioneve ndërkombëtare. Si kancelarja Merkel ashtu dhe presidenti i Francës Nikolas Sarkozi kanë tërhequr vëmendjen për rrezikun e programit atomik iranian. Sarkozi tha se një Iran me armë atomike do të mund të destabilizonte tërë botën dhe do të shkaktonte luftëra të reja.