1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jepet urdhëri për të shkuar në Liban

Peter Stützle21 Shtator 2006

Parlamenti gjerman aprovon operacionin e parë të Bundeswehrit në Lindjen e Afërt. Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi "dimensionin historik" të vendimit

https://p.dw.com/p/AqbH
Fregata e Bundeswehrit pret në bazën e marinës në Wilhelmshaven
Fregata e Bundeswehrit pret në bazën e marinës në WilhelmshavenFotografi: AP

Bundestagu aprovoi me shumicë votash dërgimin e trupave gjermane në Lindjen e Afert. Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi fillimisht "dimensionin historik" të vendimit. Për herë të parë që prej luftës së dytë botërore ushtarët gjermanë do të veprojnë në një territor pranë Izraelit. Misioni paqeruajtës do të përfshijë deri në 2400 ushtarë dhe do të kontribuojë në rradhë të parë, për të nderprerë kontrabandën e armëve për hisbollahet në bregdetin libanez.


Kryetari i liberalëve e refuzoi operacionin në Liban.

Por Guido Westerwelle tha se liberalet do ta respektojnë aprovimin e parlamentit. Në këtë rast i gjithë parlamenti do të mbështesë ushtarët. Një deklaratë e rëndësishme për njësitë e ushtrisë gjermane, që kryejnë këtë detyrë duke qenë të vetëdijshëm për historinë gjermano-erbreje, dhe në një kohë, kur askush nuk mund të përjashtojë mundësinë e konfrontimit me ushtaret izraelite. Edhe qoftë gabimisht siç tha Westerwelle.

E rëndësishme për ushtarët ështe edhe se ata nuk i ka derguar një pakicë parlamentare, por shumica. Dhe me i rëndësishëm është fakti, që është debatuar ashpër, askush nuk e ka patur të lehtë vendimin. Por vendimit i bie përsipër një hije e vogël. Dyshimi, që jo-ja e liberalëve dhe e të majtëve ka edhe arsye taktike.

Oratori i partisë së tretë opozitare Jürgen Trittin, ngriti pikërisht akuzën e populizmit, e konfrontoi partinë e majtë me qëndrimin e post-komunistëve italianë, që mbështesin operacionin e forcave të tyre ushtarake në Liban. Por edhe nëqoftëse joshja populiste ka luajtur ndonjë rol: kundërshtaret e misionit kanë argumente po aq serioze sa edhe perkrahësit.

SHBA duhet të luajnë një rol më aktiv

Nga të gjithë dhe në rradhë të parë nga kancelarja Angela Merkel doli një gjë e qartë në diskutim: operacioni në Liban nuk është zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Afërt, por vetëm një premis për të. Tani të gjitha përpjekjet duhet të përqëndrohen në zgjidhje politike. Angela Merkel ka premtuar në parlament se do të insistojë te presidenti Bush, që SHBA të luajnë një rol më aktiv në procesin e paqes në Lindjen e Afërt. Sepse siç tha ajo me të drejtë, pa SHBA-të në rajon nuk bëhet asgjë. Në parlamentin gjerman ka konsens që Siria dhe Irani të përfshihen mundësisht në procesin e paqes.

Për operacionin e marinës para bregdetit libanez, komisioni i buxhetit ka vënë shpejt në dispozicion të holla. Megjithatë Bundesveri ka arritur në limit si nga ana financiare, ashtu edhe nga e personelit. Sikur misioni në Kongo të zgjasë më shumë nga ç´është planifikuar, do të kishte shumë vështirësi për ndonjë mision tjetër jashtë shteti. Pra duhet diskutuar tani për synimet, mundesitë dhe kufinjtë e politikës gjermane në botë.