1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Joscha Weber, portret
Joscha Weber, Redaktor dhe verifikues faktesh në DW, i fokusuar në ndarjen e fakteve nga dezinformatat dhe ekspozimin e manipulimeve Fotografi: Ayse Tasci/DW

Joscha Weber

Redaktor dhe verifikues faktesh

Joscha Weber është drejtor i grupit të punës për verifikimin e fakteve në Deutsche Welle (DW), ku analizon deklarata të diskutueshme, verifikon përmbajtjet e internetit dhe ndan faktet nga trillimet.

Joscha përdorur të gjitha format e kërkimit dixhital, mjetet e verifikimit dhe metodat e analizës forensike, ai punon për të ekspozuar manipulimet dhe mashtrimet.  

Joscha është trajner mediatik për teknikat e verifikimit të fakteve dhe kërkimit dixhital. Aktualisht, ai është i përqendruar në ekspozimin e informacioneve të rreme dhe mashtruese nga Rusia.  

Së bashku me ekipin e tij, ai prodhon DW Fact Check, një format për rrjetet sociale dhe televizionin, që synon të zbardhë të pavërtetat dhe të ndihmojë publikun të identifikojë dezinformatat.  

Më parë, ai ka punuar si gazetar i pavarur për WDR dhe dpa, ndërsa ka studiuar komunikim, politikë dhe histori në Gjermani dhe Francë. Pas një trajnimi në DW, Joscha nisi punën si redaktor sportiv dhe për tetë vite drejtoi njësinë dixhitale të departamentit të sportit në DW. Si reporter, ai ka mbuluar Lojërat Olimpike, Kupën e Botës FIFA dhe Tour de France.  

Që nga viti 2020, ai është plotësisht i përkushtuar në luftën kundër dezinformimit. Nëse nuk është në redaksi, ka shumë gjasa të jetë me biçikletë, duke bërë kërkime për trendet e reja të çiklizmit.

Kaloje seksionin tjetër Artikuj të përzgjedhur nga Joscha Weber
Kaloje seksionin tjetër Artikuj nga Joscha Weber

Artikuj nga Joscha Weber

Trego më shumë dokumentarë