1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kisha Katolike pranon përgjegjësinë

28 Shtator 2019

Pas abuzimit seksual të përsëritur nga klerikët, në Gjermani duhet të paguhen pa vonesë kompensime për viktimat. Më në fund, thotë Christoph Strack.

https://p.dw.com/p/3QMgX
Katholische Kirche angeklagt wegen sexuellem Missbrauch
Fotografi: Getty Images/S. Platt

Ajo që diskutuan ipeshkvët katolikë gjermanë në mbledhjen e tyre plenare të vjeshtës në Fulda për kompensimin e viktimave të dhunës seksuale nga njerëzit e kishës, ishte e rëndësishme. Kisha Katolike po bën një hap të nevojshëm dhe të vonuar. Deri në këtë moment kaloi shumë kohë. Por veprimi ende mund të konsiderohet model për të tjerët.

Rreth dhjetë vjet më parë, viktimat në Canisius Kolleg në Berlin thyen heshtjen e tyre për padrejtësinë e pësuar. Që atëherë, janë bërë të njohura mijëra raste të dhunës seksuale në Kishën Katolike. Përfaqësuesit e kishës fillimisht u përgjigjën me indinjatë ose me turp, pastaj filloi një udhëtim i gjatë dhe i ashpër për trajtimin e kësaj teme. Ndërkohë, qindra mijëra katolikë dolën të zhgënjyer nga kisha e tyre.

Fillimisht u kërkua të bëhet një studim

Ishte tipike për ipeshkvët katolikë që ata porositën një studim gjithëpërfshirës shkencor, përfundimi i të cilit - pas një fillimi fillestar të vështirë - zgjati katër vjet. Kjo për të prekurit kaloi çdo kufi.

Gipfeltreffen zum Thema Missbrauch mit Papst Franziskus
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Tarentino

Por puna e shkencëtarëve pengoi që krimet të banalizoheshin. Dhe ajo tregoi lidhjet sistemore. Kur Papa Françesku fajëson "djallin" për abuzim seksual, në një sistem që e zotëron në mënyrë perfekte retorikën e mbulimit dhe shpërqendrimit, është njësoj si argumenti i Joseph Ratzinger-it, Papës Benedikt në pension, se përgjegjëse është fryma e viteve 1968-të. Kjo së paku duhet të irritojë në mënyrë ekstreme viktimat e dekadave të mëparshme.

Tani Konferenca Ipeshkvnore ndodhet pak para miratimit të një sistemi, në të cilin viktimave do t'u paguhen shuma prej disa qindra mijë eurosh. Është e mundur që Kishën Katolike në Gjermani e presin shpenzime prej rreth një miliardë euro. Por edhe në vendet e tjera, në Irlandë, Australi, Kanada, kishës iu desh të shpenzojë më shumë se një miliard euro për të mbijetuarit e krimit.

Deutsche Welle Strack Christoph Portrait
Christoph StrackFotografi: DW/B. Geilert

Jo kompensim, por pranim i vuajtjes

Po, një jetë të shkatërruar nuk mund ta kompensosh me para. Por mund të pranosh se e kanë shkatërruar ose kufizuar. "Ajo që po del në pah," tha Kardinali Reinhard Marx, "nuk mund të krahasohet." Bëhet fjalë për shpërblime vullnetare. Por vullneti ekziston. Më në fund.

Sqarimi përfundimtar i procedurës është ende i paqartë, a duhet të ketë një kompensim afrofe apo një procedurë graduale kompensimi. Por kjo duhet të sqarohet shpejt.

Atëherë qasja e ipeshkve do të fitonte një dimension përtej kornizës së Kishës Katolike. Për palën protestante, e cila vazhdon ta ketë të vështirë në fusha të veçanta për të sqaruar abuzimet - por edhe për të gjithë shoqërinë.

 

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C