Kontrolle të detyruara mjekësore për të mbrojtur fëmijët gjermanë
20 Dhjetor 2007A do të ishte në dobi të fëmijëve të lënë pas dore, sikur të drejtat e fëmijëve të sanksionoheshin në kushtetutë?
Kësaj pyetjeje pjesëmarrësit e takimit në zyrën e kancelarisë në Berlin nuk arritën t'i përgjigjeshin. "Po, këta fëmijë duhen ndihmuar", tha socialdemokrati Klaus Voverajt, njëkohësisht edhe kryebashkiaku i Berlinit: "Kjo çështje nuk është vetëm diçka abstrakte nga fusha e drejtësisë, përkundrazi, problemi do të kishte edhe pasoja konkrete, si përshembull në vendimin e dënimit të familjes që neglizhon fëmijët".
Jo ndryshimeve të kushtetutës
Socilademokratët propozuan që të plotësohet neni 6 i kushtetutës, i cili flet për mbrojtjen e familjes dhe të drejtave të prindërve. Kristiandemokratët janë për më pak ndryshime në kushtetutë.
Këtë e vuri në dukje edhe vetë kancelarja, Angela Merkel: "Unë personalisht mendoj se për mbrojtjen e familjeve ne kemi madje në kushtetutë një nene të caktuara". Shumë lande federale kishin përjashtuar disa nene për të drejtat e fëmijëvë në kushtetetutat e tyre përkatëse, pasi në jetën praktike këto nene nuk hynin në punë për fëmijët e lënë pas dore, bëri të ditur kryeministri i landit të Hesenit, Roland Koch.
Kontrolli mjekësor detyrim për prindërit
Në të ardhmen të gjithë fëmijët e vegjël duhet të zhvillojnë kontrolle të detyrura mjekësore. Ky do të jetë detyrim për prindërit.Gjithashtu mes moshës dy dhe katër vjeç duhet të ketë një kontroll më tepër. Për kë ranë ranë dakord të gjithë pjesëmarrësit.
Një tjetër pikë e rëndësishme për kancelaren Merkel është gërshetimi i autoriteteve përgjegjëse në mënyrë që për fëmijët e rrezikuar informacionet të mos përfundojnë në kanalet burokratike. "Ne jemi në një mendje që rreziku duhet kapur më herët dhe kjo duhet të arrihet përmes një rrjeti ndihmash, një rrjeti të përbërë nga mjekët pediatër, mamitë, nga enti për fëmijët dhe të rinjtë dhe policia."
Në këtë takim kryeministrat socialdemokratë kërkuan që Gjermania të bëjë më shumë kundër varfërisë së fëmijëve.