Kryendërmjetësuesi iranian për programin bërthamor Larixhani jep dorëheqje
20 Tetor 2007Reklamë
Kryendërmjetësi i Iranit në bisedimet me perëndimin për programin bërthamor iranian Ali Larixhani (Ali Larijani) dha dorëheqje. Një zëdhënës i qeverisë tha se Larixhani do të përqëndrohet në detyra të tjera politike. Postin e tij do ta zë zëvendësministri i jashëtm Said Xhalili (Said Dschalili). Të martën e ardhshme ai do të zhvilloj takimin e parë me shefin e diplomacisë evropiane Havier Solana (Javier Solana).