Më 23 shkurt 2025, qytetarët gjermanë do të zgjedhin kancelarin e ri në zgjedhjet parlamentare. Ky proces, një nga më të rëndësishmit në demokracinë gjermane, përcakton liderin që do të udhëheqë vendin në sfidat kombëtare dhe ndërkombëtare. Por cilët janë kandidatët kryesorë për këtë post?
1. Olaf Scholz (SPD): Kancelari aktual dhe një figurë me përvojë të gjatë në politikën gjermane. Scholz ka qenë ministër i punës dhe financave gjatë qeverisë së Merkel-it. Megjithatë, ai përballet me kritika për perceptimin si burokrat dhe mbështetje të ulët në sondazhe.
2. Friedrich Merz (CDU): Një kandidat konservator që përfaqëson vlerat tradicionale të Gjermanisë. Merz është avokat me një karrierë të gjatë në sektorin privat dhe njihet për angazhimin e tij ndaj kauzave të biznesit. Ai është kandidati më i moshuar për kancelar në 50 vitet e fundit.
3. Robert Habeck (Të Gjelbrit): Një politikan pragmatik me një stil joformal dhe afërsi me publikun. Habeck, ish-shkrimtar dhe filozof, ka fituar reputacion për qasjen e tij të sinqertë dhe fjalimet e thjeshta që shpjegojnë vendimet e qeverisë.
4. Alice Weidel (AfD): Një nga bashkëkryetaret e AfD-së, Weidel është një figurë kontraverse që mbron qëndrime euroskeptike dhe kritike ndaj imigracionit. Me një doktoraturë në ekonomi dhe përvojë ndërkombëtare, ajo mbetet një zë i fortë për politikat ekstreme të së djathtës.
5. Christian Lindner (FDP): Lideri i FDP-së dhe ish-ministri i financave, Lindner është i njohur për aftësitë e tij në komunikim dhe dashurinë për teknologjinë. Ai ka ndihmuar në riorganizimin e partisë liberale dhe vazhdon të jetë një figurë qendrore në politikën gjermane.
6. Sahra Wagenknecht (BSW): E njohur për retorikën e saj të fortë dhe për kombinimin e politikave sociale konservatore me ato të majta, Wagenknecht udhëheq Aleancën që mban emrin e saj. Ajo është një nga figurat më polarizuese në politikën gjermane.
7. Jan van Aken (Partia e Majtë): Një biolog dhe ish-inspektor i OKB-së, van Aken ka qenë deputet i Partisë së Majtë dhe aktualisht është bashkëkryetar i saj. Ai synon të rigjallërojë partinë në një kohë të vështirë.