1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
HistoriGlobal

Kënga “Natë e qetë”: Një improvizim nga halli?

Gavin Blackburn
23 Dhjetor 2010

Kur organoja e kishës në një fshat të Austrisë dështoi, ndihmësfamulltari dhe mësuesi krijuan një këngë të improvizuar. Sot, “Natë e qetë” është himni i Krishtlindjeve në mbarë botën.

https://p.dw.com/p/zozP
Kishëza e Oberndorfit: bnë një ambient me borë dhe dy bredha të zbukuruar me drita
Kisha ku u improvizua për herë të parë, kënga Nata e Qetë, në Austri është prishur, por kjo kishëzë është ndërtuar më pas dhe shërben si një atraksion për turistët në Oberndorf pranë Salzburgut. Fotografi: F. Pritz/picturedesk.com/picture-alliance

Tekstin fillestar në gjermanisht të këngës "Natë e qetë, e shenjta natë" e shkroi ndihmësfamulltari austriak, Josph Mohr. Drejtori i shkollës së fshatit Franz Xavier Gruber kompozoi melodinë për kitarë. Kjo melodi tingëllon krejt ndryshe nga versioni meditues që njohim sot. Ishte më shumë një melodi vallëzimi.

Kënga e Krishtlindjes "Natë e qetë, e shenjta natë" u prezantua për herë të parë më 24 dhjetor 1818 në kishën Shën Nikollës në fshatin austriak Obersdorf të Salcburgut gjatë një meshe me të krishterë. Rreth krijimit të këngës ka shumë legjenda dhe histori. Njëra nga ato thotë se organoja ishte prishur dhe duhej krijuar shpejt një këngë krishtlindjeje për një instrument tjetër. Por ka mundësi që Joseph Mohr dëshironte të luante një këngë me kitarën e tij. 

Kënga përhapet në të gjithë botën

Në vitin 1859 John Freemann Young, peshkopi i dytë i dioqezës së Floridës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përkthen këngën në anglisht. Shumë shpejt kjo këngë u bë kënga më popullore në meshat tradicionale të krishtlindjeve dhe po ashtu tek këngëtarët e krishtlindjeve që shkonin derë më derë. Kënga “Natë e qetë, e shenjta natë“ u bë kështu aq e njohur sa që me kalimin e kohës u interpretua në disa versione pop. 

Kisha e Shën Nikollës në Oberndorf, ku u këndua për herë të parë kënga klasike “Nata e qetë, e shenjta natë”, u shkatërrua në fillim të vitit 1900 nga një katastrofë natyrore. Në vend të saj u ngrit një kishëzë për natën e shenjtë, e cila në kohën e krishtlindjeve është edhe një destinacion i preferuar për turistët.

1914: Harmoni në llogoret e luftës

Kënga „Nata e qetë, e shenjta natë“ është përkthyer në të paktën 44 gjuhë. Kënga u këndua një herë në të njëjtën kohë në gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht, kur ushtarët armiq në Luftën e Parë Botërore shpallën armëpushim për pak kohë në mbrëmjen e shenjtë në vitin 1914. Së bashku ata akorduan në harmoni në llogoret e luftës këngën e përbashkët të krishtlindjes: „Nata e qetë, e shenjta natë“.

Ky artikull u publikua per herë të parë më 23 dhjetor 2024