Marrëveshja për kodin me ndihmën e BE-së
14 Nëntor 2016Reklamë
Lajmi për kodin e ri telefonik u bë i ditur nga ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, e cila u shpreh të dielën se me Serbinë është arritur marrëveshja për kodin e ri telefonik të Kosovës. Gjashtë vjet kanë kërkuar negociatat e Kosovës me Serbinë për telekomunikacionin, dhe më në fund suksesi u arrit me ndërmjetësimin e BE-së. Kosova nuk do të përdorë më pas datës 15 dhjetor kodet aktuale.
Sipas qeverisë së Kosovës, marrja e kodit është një arritje në krijimin e identitetit të shtetit në fushën e telefonisë. Me ujdinë e arritur vendoset edhe kufiri i frekuencave mes Kosovës dhe Serbisë dhe ulen kostot financiare të kompanive kosovare.