1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Hija e tim vëllai"

Ani Ruci26 Nëntor 2012

Shkrimtari Uwe Timm, një nga shkrimtarët më të njohur sot në Gjermani, vjen për lexuesit në shqip me librin” Hija e tim vëllai”, të vlerësuar nga kritika gjermane si një nga librat më të sukseshëm të dekadës së fundit.

https://p.dw.com/p/16plu
Pandeli Pani, përkthyesi i romanit "Hija e tim vëllai"
Pandeli Pani, përkthyesi i romanit "Hija e tim vëllai"Fotografi: DW

Si arritën gjermanët normalë të bashkëpunonin me të keqen dhe të përkrahnin nazistët? Uwe Tim e kërkon përgjigjen në përshkrimet e plota të periudhës më të tmerrshme në historinë e shoqërisë gjermane. Brigitta Grau -Guenther, Drejtore e Qendrës së Gjermanishtes, partnere e Institutit Gëte, e cila ndërmorri edhe nismën për botimin e këtij libri në shqip, thotë se autori pasqyron në mënyrë krejt origjinale shoqërinë gjermane para, gjatë dhe pas uftës së Dytë Botërore. Ai ngre çështje universale si përgjegjësia e individit në ngjarjet që ndodhin përreth dhe roli i vlerave për t' i ndaluar ato. “Përgjegjesia e personit në një rrethanë të caktuar dhe vlerat - kjo është tema qëndrore e librit. Pra, cilat ishin vlerat që kishin prindërit? Çfarë u transmetuan ata fëmijëve të tyre, çfarë vlerash dhe përgjegjësie pati e gjithë shoqëria në Gjermaninë e kohës së para dhe pas Luftës?

Të kuptosh paradokset

Familja e shkrimtarit i shfaqet lexuesit si simbol i shumë familjeve të tjera gjermane të atyre viteve, anëtarët e të cilave bashkëpunuan me nazistët, pa qënë të ndërgjegjshëm për aktet kriminale dhe monstruoze që kryenin. Përmes ndërthurjes mjeshtërore të kujtimeve, letrave, shënimeve biografike, fragmente nga ditari i vëllait të tij SS, ëndrrave, fantazisë, citimeve, njohurive psikologjike dhe sociologjike Uwe Timm kërkon të kuptojë paradokset e vëllait të tij hero, që në vitin 1942, kur ishte 16 vjeç dhe shkrimtari vetëm 2, iu bashkua vullnetarisht trupave xheniere SS, në Frontin e Lindjes, u plagos, i prenë të dyja këmbët dhe pas një viti vdiq në një spital ushtarak në Ukrainë.

Uwe Timm
Uwe TimmFotografi: dpa

Libri është një meditim jo vetëm për tragjedinë që i ndodhi vëllait të tij, por një brezi të tërë në Gjermani. Ndryshe nga shumë shkrimtarë që paraqesin dëshmitë e viktimave të nazizmit, Uwe Timm paraqet dëshminë e atyre që i shërbyen nazizmit. thekson Grau- Guenther.

Thyerje e heshtjes që familjet gjermane mbajtën pas luftës

Shkrimtari fton lexuesin të njohë dhe kuptojë vëllain dhe babain e tij që u shërbyen nazistëve edhe pёrtej historisё personale brezat gjermanё tё pasluftёs. “A ishin babai dhe vëllai i tij të verbuar para sjelljes çnjerëzore karshi të tjerëve? A ishin ata tragjikisht të bindur ndaj kulturës së dhunës” Cilat ishin ndjenjat e tyre? A ishin të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë personale, fajin dhe padrejtësinë”? shkruan Uwe Timm në librin ”Hija e tim vëllai”.

Ai vë në dukje sesi prindërit nuk i treguan asgjë se çfarë bënë nazistët në Luftën e Dytë Botërore. “Jam më e re se autori Uwe Timm. Edhe unë i kam pyetur prindërit e mi për luftën dhe nazizmin. Gjithë brezi i fëmijeve të pas luftës i pyesnin prindërit. Përgjigjet kanë qënë shumë të pakta. Dhe kjo na shtyu të kërkonim dhe të gjenim vetë sesi ishte e mundur të ndodhte ajo që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore” thotë drejtorja e Qendrës së Gjermanishtes, në Tiranë, Brigitta Grau -Guenther.

Drejtoresha e Qendrës së Gjermanishtes, Brigitta Grau- Guenther
Drejtoresha e Qendrës së Gjermanishtes, Brigitta Grau- GuentherFotografi: DW

Libër përtej nazizmit dhe Luftës së Dytë Botërore - libër kundër vazhdimit të elitave

Shkrimtari Uwe Tim i përket brezit të lëvizjes studentorete të vitit 1968 dhe ёshtё kundёr vazhdimёsisё sё elitave. Kur ai shkruajti librin “ Hija e tim vёllai” lufta kishte vite qё kishte mbaruar. “Nuk ёshtё thjesht njё roman historik, por njё libёr qё ka reflektime. Kёto reflektime nuk jepen si diçka e mbaruar, e pёrfunduar por shkrimtari e lё lexuesin tё bëhet pjesë dhe tё mendojё pёrgjigjet pёr pyetjet qё ai shtron. Lexuesi pёrjeton qё vёllai i shkrimtarit ishte jo human, ishte dikush qё njeriun e sheh si copё mishi pёr automatikun e tij, por nga ana tjetёr njeriu ndjen dhimbje pёr atё qё ishte kaq i ri qё mori pjesё nё mizoritё e luftёs, u plagos, vuajti. Edhe ai vetë ishte nje viktime. Libri tё jep guxim të shtrosh pyetje për historine tënde, të kaluarën tënde, familjen tënde edhe të reflektosh ndaj tyre edhe sikur kjo histori të jetë e dhimbshme. Na nxit tё mendojmё, tё thellohemi, ngre pyetje por nuk jep pёrgjigje pёrfundimtare” thotë znj. Brigitta Grau –Guenther.

Libri në shqip dhe stili i autorit

Librin “ Hija e tim vëllai” e ka sjellë mjeshtërisht në shqip, Pandeli Pani, redaktor në Deutsche Welle, Bonn, programi shqip. “Ka njё stil krejt tё vecantё, pёrfshin nё libёr edhe letrat qё vёllai ka dёrguar nga Fronti i Lindjes. Eshtё njё stil si njё “verё e athёt”. Jam përpjekur të ruaj kёtё stil nё shqipёrimin e librit, t’i jap lexuesit pasurinë e gjermanishtes dhe emocionin e historisë personale dhe universale që Uwe Timm rrëfen në librin e tij” thotë Pandeli Pani.

Libri ”Hija e tim vëllai” u botua në vitin 2003. Brenda pothuaj një dekade ai është përkthyer në mbi 15 gjuhë të botës dhe konsiderohet si një nga librat më të lexuar me mesazhin e përgjegjesise së individit që periudha të errëta historike, si ajo e nazizmit të mos përsëriten.