Ministrat e financave të G7-ës konsultohen për ekonominë botërore
20 Tetor 2007Reklamë
Sipas pikëpamjeve të shtatë vendeve më të industrializuara të botës zhvillimi i ekonomisë botërore do të ndikohet shumë pak nga kriza në tregun financiar ndërkombëtar. Ekonomia botërore ndodhet në vitin e pestë të një zhvillimi të mbarë, sqaruan ministrat e financave dhe shefat e Bankave qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Japonisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Franës dhe Italisë pas një takimi në Uashington. Ministri gjerman i financave Per Stajnbryk (Peer Steinbrück) tha se turbulencat në tregun e financave do të zgjasin deri në vitin 2008.