Ndërpritet udhëtimi i Baerbock pas avarive teknike
15 Gusht 2023Pas disa avarive brenda dy ditësh me avionin qeveritar gjerman, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock është dashur të ndërpresë udhëtimin e planifikuar në rajonin e Indo-Paqësorit. Vendimi u mor të martën në mëngjes. "Ne verifikuam e planifikuam deri së fundmi dhe për fat të keq nuk ishte më e mundur të vazhdonim me opcionet në dispozicion stacionet e udhëtimit në Indo-Paqësor pas daljes nga funksioni të avionit qeveritar", u shpreh një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane. Politikanja e gjelbër kishte planifikuar një udhëtim disa ditor në Australi, Zelandën e Re dhe Republikën e ishujve Fitxhi. Udhëtimi duhej të vazhdonte të martën me avion linje normale drejt Sidneit nga Abu Dhabi ku po qëndronte për shkak të defektit, por zgjidhja nuk ishte e praktikueshme, u tha nga qarqet e delegacionit.
Edhe më parë ka pasur raste të përsëritura të defekteve me avionët qeveritarë që shkaktojnë reagime në Gjermani. Në një udhëtim të ministres së Jashtme, Baerbock në vendet e Gjirit Persik në maj, për shkak të problemeve teknike avioni Airbus nuk mundi të startonte dhe Baerbock duhet të zgjaste udhëtimin me një ditë në Katar.
la/ag