1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Njerëzit në Bejrut duan „revolucion“

7 Gusht 2020

Indinjata ndaj qeveritarëve pas katastrofës së shpërthimit është e madhe. Kjo doli në pah edhe gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron. Protestuesit kërkuan mbështetje nga Macron për ndryshimin politik.

https://p.dw.com/p/3gZ8Z
Libanon, Beirut: Emmanuel Macron
Fotografi: picture-alliance/dpa/AP/B. Hussein

Presidenti i Francës është i pari kryetar shteti nga jashtë që viziton Libanin pas katastrofës së shpërthimit në Bejrut. Një masë njerëzish të indinjuar shfrytëzuan këtë rast për t'i kërkuar ndihmë Macronit për ndryshimin e qeverisë. "Na ndihmoni!" dhe "Revolucion!", thërrisnin njerëzit gjatë vizitës së Macronit në qytetin e shkatërruar. Gjatë vizitës së Macronit në pjesën e krishterë të qytetit Gemmayze shumë protestues thërrisnin: "Populli do të rrëzimin e regjimit!"

Macron: Reformat në Liban të domosdoshme

Shumë libanezë e shohin përgjegjësinë tek mungesa e kompetencës dhe korrupsioni nga ana e qeverisë dhe autoriteteve për shpërthimin e sasive gjigande të nitratit të amoniumit, i cili për vite me radhë pa masat e nevojshme të sigurisë mbahej i depozituar në magazinën e portit.

Libanon nach Explosion in Beirut
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/B. Hussein

Macron i bëri thirrje qeverisë së Libanit për reforma, për luftë kundër korrupsionit dhe në përgjithësi për një „ndryshim të sistemit". Ai tha, se kam ardhur këtu edhe "për të nisur një iniciativë të re politike", duke iu refruar bisedimeve të planifikuara me përfaqësuesit e qeverisë. Libani duhet „të verë në lëvizje „reformat e domosdoshme" në rast të kundërt gjendja e vendit do të vazhdojë përkeqësimin. "Ne e dimë, që kriza këtu është serioze edhe përtej shpërthimit", shtoi  Macron. Për këtë janë bashkëpërgjegjës edhe ata që qeverisin sot, tha ai.

Njëkohësisht Macron bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për këtë vend: "Në ditët e ardhëshme ne do të ndihmojmë, për të organizuar ndihma shtesë franceze dhe në nivel europian", tha Macron kur mbërriti në aeroport i pritur nga homologu libanez Michel Aoun.

Libanon Macron in Beirut
Fotografi: Reuters/D. Nohra

Franca dhe Libani historikisht kanë marrëdhënie të ngushta. Franca si ish-fuqia protektorat është një pikë e rëndësishme referimi për një pjesë të madhe të popullsisë libaneze.

Kërkesa për hetim ndërkombëtar

Pas shpërthimit të fuqishëm në Liban po shtohen zërat që kërkojnë një hetim ndërkombëtar të katastrofës. Politikani drejtues druz Valid Dzhumblat u bashkua me kërkesat e ish-kryeministrit Saad Hariri. "Ne kërkojmë një komision ndërkombëtar hetimor, sepse nuk kemi besim tek klika drejtuese", deklaroi Dzhumblat, sipas të dhënave të agjencisë shtetërore të lajmeve NNA. Një ditë më parë Hariri dhe të tjerë ish-kryeministra kërkuan, që OKB-ja ose Liga Arabe të krijojnë një komision hetimor me ekspertë të pavarur. Ministri i Brendshëm i Libanit Mohammed Fahmi në të kundërt deklaroi, se nuk beson, që duhen ekspertët ndërkombëtar. Ekspertët libanezë e kanë kompetencën e nevojshme, sipas tij.

"Vrasje nga pakujdesia"

Prokuroria e Francës ka ndërmarrë hetimet për „vrasje nga pakujdesia" pas vdekjes së një shtetasi francez prej shpërthimeve në Bejrut. Të mërkurën (05.08) në mbrëmje ministrja e Kulturës Roselyne Bachelot konfirmoi vdekjen e një arkitekti francez në Bejrut.

qu/uh (dpa, afp, rtr)