1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një prift katolik në Argjentinë dënohet për krimet e diktaturës ushtarake

10 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Boek

Për herë të parë në Argjentinë një prift katolik është dënuar për pjesëmarrje në krimet e mëparshme gjatë diktaturës ushtarake. Ish kapllani i policisë së Buenos Ajresit u dënua me burgim të përjetshëm. Një gjykate në La Plata e shpalli 69 vjeçarin fajtor për pjesëmarrje në shtatë vrasje, 31 raste torturash, si dhe 42 rrëmbime. Prifti ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të ish shefit të shërbimit të fshehtë të Buenos Ajresit, Ramon Camps. Ky konsiderohej si një nga përgjegjësit kryesorë për krimet e diktaturës ushtarake argjentinase, nga vitet 1976 deri 1983.