1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një shtet pa fëmijë! Pse gjermanët nuk duan të kenë më shumë fëmijë!

16 Gusht 2011

Kancelarja Merkel dhe qeveria e saj kanë ofruar miliarda për xhepat e gjermanëve për ti inkurajuar që të bëjnë më shumë fëmijë, por ata sërish nuk bëjnë. Mos ndoshta ka ndonjë problem që edhe qeveria nuk po e zgjidh

https://p.dw.com/p/12HRO
Bebe të sapolindura
Bebe të sapolinduraFotografi: picture alliance/dpa

Si një prej nënave më të reja në Gjermani, ministrja e Familjes, Kristina Schröder, ka publikuar një foto duke lënë spitalin me bashkëshortin Ole dhe vajzën e sapolindur Lotte Marie. Schröder është ministrja e parë që sjell në jetë një fëmijë, ndërsa është me mandat në qeveri.

Kjo foto është e vetmja e bërë publike nga Schröder dhe është bërë me një mesazh të qartë dhe kuptimplotë: Na shikoni, ne jemi dy njerëz të rinj të lumtur që kthehemi nga spitali si familje e lumtur.

Mesazhi i ministres është për të inkurajuar çdo grua të re, që të bëjë fëmijë, duke përfshirë edhe ato që punojnë të paktën 70 orë në javë, si vetë ministrja që është në syrin publik në çdo kohë dhe është martuar me një anëtar të Parlamentit. Në një vend ku ritmi i lindjeve është i ulët, pavarësisht përpjekjeve për të ndryshuar trendin, ky është mesazh me rëndësi. Për shumë vjet, administrate në Berlin është përpjekur të inkurajojë gjermanët që të lindin më shumë fëmijë dhe në të vërtetë, qeveria e Merkelit, ka qenë mjaft aktive në këtë çështje pasi ka dhënë shumë bonuse financiare për prindërit.

Aktualisht, benefitet që i paguhen gjermanëve që bëjnë fëmijë, dhe që quhen si "Elterngeld", i kanë kushtuar qeverisë të paktën 15 miliardë Euro. Por pavarësisht shumës së madhe, problemi mbetet.

Ministrja gjermane për Familjen, Kristina Schröder
Ministrja gjermane për Familjen, Kristina SchröderFotografi: K. Schröder

Një zgjidhje që ka dështuar

Javën e kaluar, zyra e Statistikave federale në Gjermani doli në përfundimin se vendi ka përqindjen më të ulët të fëmijëve në të gjitha vendet europiane. Në dekadën e fundit, numri i gjermanëve nën moshën 18 vjeç, është ulur me 2.1 milionë. Në terma përqindjesh, ky segment popullate ra nga 18.8 % në vitin 2000, në shifrën 16.5% në vitin 2010.

Roderich Egeler, presidenti i Rrjetit të Statistikave paralajmëron: “Ky trend do të vazhdojë të bjerë”. Ursula von der Leyen, ministrja aktuale e Punës, kishte imagjinuar që gjërat do të shkonin ndryshe. Por fakti që asgjë nuk po bën, që të rritet numri i fëmijëve, nuk mund të shpjegohet. Gjermania ende vuan nga një infrastrukturë e keqe për rritjen e fëmijëve, siç janë kopshtet e mbushura plot dhe mungesa e qendrave ditore për fëmijë.

Premtimet boshe

Edhe pse zvogëlimi i numrit të kopshteve dhe çerdheve është një prej faktorëve për numrin e ulët të fëmijëve, sërish nuk shpjegohet ky fenomen në Gjermani. Një tjetër faktor është ajo që nënat e reja hasin në vendet e punës. Në takimet e Dhomave të Biznesit dhe Industrisë, pronarët dhe drejtorët pëlqejnë të hedhin shpesh fraza si “ekuilibër puno-jeto” apo edhe “ të dhënë pas familjes”. Por si duket kjo në praktikë?

Cornelia Dahlke, një këshilltare në një kompani ajrore ka patur disi eksperiencë në këtë. Kur ajo mbeti shtatzënë me fëmijën e parë, shefi i saj i tha: “Të mirat, gjithmonë mbeten shtatzënë”. Kur ajo më pas, mbeti shtatzënë me fëmijën e dytë, bosi i tha që “ndoshta duhej të mjaftohej me vetëm një fëmijë”.

Kur Dahlke nisi punën në kompani, bosi i saj premtoi orar fleksibël të punës dhe mbështetje morale. Por gjërat nuk shkuan kështu. Edhe pse punëdhënësi ra dakord për një javë me 30 orë pune, në kontratë shkruhej se orët mund të ndryshonin në varësi të kërkesave të biznesit. Pasi informoi kolegët në punë se priste fëmijën e dytë, ankesat e shefit të Dahlke, u kthyen në veprime. Ai anuloi një rritje të parashikuar të pagës dhe injoroi kërkesat për rritje në detyrë.

Situata nuk ishte krejt e qetë edhe për Vera Meyer, por 40 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve ende ankohet për mbështetjen e munguar. Për më shumë se 10 vjet, Meyr ka punuar në shitjet masive të ushqimeve në një kompani në Berlin. Pasi mbaroi periudhën e lejes së lindjes, Meyr kërkoi reduktimin e orëve të punës për të kaluar kohë me fëmijët. Por kolegët e saj nuk pranuan. “Nuk jam një person gysmak vetëm sepse punoj gjysmë dite. Unë pres më tepër respekt për një punë 24 orë në javë” tha ajo.

Më e lehtë në pozicionet e larta

Festë me fëmijë në Dortmund
Festë me fëmijë në DortmundFotografi: DW

Situata duket sikur është më e vështirë për drejtorët dhe personat me pushtet pasi, ata duhet të qëndrojnë në punë më shumë sesa punonjësit e tjerë. Por shpeshherë është më e lehtë për ta për të vendosur kushtet se sa për punonjësit e tjerë. Astrid Schulte, 45 vjeç, është e martuar me 3 fëmijë, por e divorcuar nga burri. Ajo ka patur një karrierë të suksesshme si shefe marketingu duke përfshirë pozicione si në firmat Cartier dhe Roland Berger. Ajo duhet të jetë e kënaqur, por tregon se kur ishte në mes të 30 dhe punonte 80 orë në javë, diçka i mungonte.

"Thjesht nuk kishte ekuilibër në jetën time” tha Schultes. Kur mbeti shtatzënë, ajo qëlloi në kompaninë Bellybutton, një firmë që prodhon produkte për nënat shtazëna. Sot ajo është aty drejtoresha e Menaxhimit.

Autor: Aurel Boriçi/Agentur (Spieg.)

Redaktoi: Mimoza Kelmendi