Bisedimet Kosovë Serbi në Bruksel
21 Mars 2013Në orët e vona të mbrëmjes ka përfunduar takimi mes Kryeministrave Thaçi dhe Daçiq, i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton. Për herë të parë, të dy kryeministrat Thaçi dhe Daçiq si edhe ndërmjetësuesja Ashton kanë daë në një konferencë për media ku kanë shpjeguar rrjedhën e bisedimeve dhe deri ku kanë arritur në këtë dialog. Bëhet e ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje, megjithatë thuhet se palët kanë përafruar qëndrimet. Takimi i ardhshëm do të mbahet me 2 Prill.
Duket se shpresat për arritjen e një marrëveshjeje e kësisoj në normalizimin e marrëdhënieve Serbi Kosovë ishin të mëdha. Kështu u shpreh e ngarkuara e BE-së, Catherine Ashton të mërkurën në mbrëmje pas një takimi me kryeministrat e Serbisë dhe të Kosovës, Ivica Daçiç und Hashim Thaçi, në Bruksel. «Mendoj se jemi shumë pranë një zgjidhjeje për çështjet më të vështira».
Atmosferë pozitive
Tanimë shpresat janë varur tek takimi i 2. Prillit, i konsideruar si «takim përfundimtar», dhe që do të jetë edhe takimi i tetë që prej rifillimit të dialogut me ndërmjetësimin e BE në Tetor 2012. «Ne shpresojmë se ditët e ardhshme do të gjejmë zgjidhje », tha kryeministri i Kosovës Thaçi në konferencën e shtypit, i cili lavdëroi «atmosferën pozitive» të bisedimeve. Ndërsa kryeministri serb Ivica Daçiç u shpreh më përmbajtur, por theksoi gatishmërinë e tij për kompromis: «Nuk mund të them nëse jemi pranë një zgjidhjeje apo jo (...), sepse gjërat mund të ndryshojnë. "Edhe më tej ekzistojnë disa dallime, kryesisht lidhur me komunat serbe në veri të Kosovës, por mund të them që për këto shtatë takime kemi krijuar një raport me anë të të cilit respektojmë marrëveshjet dhe zgjidhim çështjet e vështira", tha Daçiç në konferencën për shtyp.