Penalizim i gjykatësve dhe prokurorëve të përfshirë në afera korrupsioni
29 Dhjetor 2007Korrupsioni mbetet për qeverinë e djathtë të Tiranës një betejë për t´u fituar. Kreu i saj, Sali Berisha, në një bilanc të qeverisë së tij për vitin që po mbyllet, 2007-ën, veçoi si arritjen më të madhe në luftën kundër korrupsionit eliminimn e ekonomisë klienteliste apo siç e quajti ai, ekonomisë ku ministrat kishin monopole.
Duke pranuar se ndonëse prioritet i prioriteteve ne dy vitert e qeverisjes së tij,korrupsioni mbetet i lartë dhe shqetësuse në Shqipëri, kryeministri Berisha publikoi masa te reja për 2008- ën.
"Do të penalizohen ata që deri më sot nuk janë penalizuar për korrupsion: gjykatësit dhe prokurorët, që nga viti 1996 e këtej. Me pas heqja apo kufizimi i imunitetit të deputetit për korrupsion, kërkesë kjo nga më kryesoret nga komuniteti ndërkombëtar për Shqipërinë, dhe së fundi transparenca e plotë e të ardhurave dhe fondeve të partive politike."
Ndonëse korrupsioni mbetet shqetësues, viti 2007 për kryeministrin Berisha është një vit prosperiteti dhe arritjesh ekonomike.
"Ekonomia e Shqipërisë në vitin 2007 ishte një ekonomi dinamike, e re me një rritje prej 6% , inflacion 3,6 %, eksporte te rritura 30% në krahasim me një vit më partë, industria nxjerrëse u rrit me 150%, turizmin me 34%, transporti hekurudhor dhe transporti ne tërësi me 77%, depozitat bankare të qytetarëve shqiptarë me 25%."
2007 mbetet në kujtesën e shqiptarëve si viti i errësirës së zgjatur
Për biznesin dhe popullatën viti 2007 do të mbahet në kujtesë si viti i errësirës së zgjatur për shkak të ndërprerjeve sistematike të energjisë elektrike. Kryeministri Berisha ka premtuar dritë 24 orë vitin e ardhshëm me moton "Mungesa e energjisë është çmimi më i lartë që paguan qeveria".
Ai tha se drejtimet kryesore të zhvillimit gjatë 2008-ës do të jenë tre: demokraci më funksionuese, ekonomi tregu më funksionuese dhe standartet europiane të zgjerohen sa më shumë."