1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Populistët fituan zgjedhjet lokale në Çeki

5 Tetor 2020

Partia populiste ANO e kryeministrit Andrej Babish ka fituar në zgjedhjet lokale në Çeki. Por ai do të ketë probleme të gjejë partner për koalicion.

https://p.dw.com/p/3jPUl
Tschechien I Andrej Babis
Fotografi: Michaela Rihova/CTK/dpa/picture-alliance

Partia populiste ANO e kryeministrit Andrej Babish ka fituar papritur dhe bindshëm në zgjedhjet lokale në Çeki. Ajo ka fituar 23 % të votave dhe ka zënë vendin e parë në 13 rajone çeke, kumtoi Enti statistikor në Pragë. Sipërmarrësi dhe miliarderi Babish foli në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve për një "rezultat të shkëlqyeshëm", i cili i jep edhe më shumë energji për angazhim dhe qëndrim në politikë.

Në prag të zgjedhjeve Babishi ishte nën presion të madh për shkak të dobësive në menaxhimin e krizës së pandemisë. Çekia dy ditë me radhë ka shënuar rezultate rekorde në rritjen e shifrave të të infektuarve me virusin Corona. Të premten janë regjistruar 3.793 raste të reja të infektimeve, ndërsa deri tani në Çeki ka pasur mbi 700 të vdekur nga Covid-19.

Kush do të futet në koalicion?

Tschechische Republik Prag | Protest | Solidarität mit Belarus
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Kamaryt

ANO e ka nisur fushatën parazgjedhore me moton "Vepra në vend të fjalëve". Me këtë moto edhe fitoi zgjedhjet, por ajo nuk mund të gëzohet shumë, sepse do të ketë probleme shumë të mëdha të gjejë ndonjë parti tjetër për koalicion. Një prej shkaqeve pse kjo parti do të ketë shumë vështirë të bëjë koalcione është edhe rezultati katastrofal i socialdemokratëve CSSD, të cilët kanë qenë në koalicionin qeverisës, e të cilët kryesohen nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Jan Hamaçek. CSSD, e cila për vite të tëra ka qenë partia më e fuqishme në vend, në shumë rajone ka shënuar rezultate njëshifrore. Në disa vende socialdemokratët nuk janë futur fare në pushtetin lokal. Rritje të dukshme në zgjedhje kanë shënuar në veçanti partitë opozitare ODS dhe Piratët.

Ndikimi i Gjermanisë

Tschechien Wahlen Krankenhaus Coronakrise
Fotografi: Dalibor Gluck/CTK/dpa/picture-alliance

Ndryshime janë shënuar edhe në rajonin Usti, në kufi me Gjermaninë, ku kryetari rajonal dhe një prej liderëve komunistë Oldrih Bubeniçek hoqi dorë nga kandidatura. Ekspetët thonë se ai që fiton në këtë rajon ka një influencë shumë të madhe edhe në bashkëpunimin me Gjermaninë.

"Nëse qeveria lokale e mbështet këtë bashkëpunim atëherë edhe raportet janë më intensive dhe mund të punohet shumë". Në zgjedhjet plotësuese për një të tretën e Senatit që janë mbajtur njëkohësisht me zgjedhjet lokale, vetëm në një nga 27 njësitë zgjedhore dihet fituesi. Pas shtatë ditësh do të mbahet balotazhi. Zgjedhjet lokale në Çeki konsiderohen si një test i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen vitin që vjen. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë më pak se 38 %.

 

bc/se/fë (dpa, rtr)