1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Premtime boshe - Fushata ndërkombëtare kundër SIDA-s nuk i përmbush qëllimet që i vë vetes

Helle Jepesen1 Dhjetor 2005

Në mbarë botën është në rritje numri i të infektuarve me virusin HIV. Premtimet financiare, që bëjnë edhe vendet e pasura nuk janë mbajtur asnjëherë

https://p.dw.com/p/AqhQ
Jetimë prej SIDA-s në Afrikë
Jetimë prej SIDA-s në AfrikëFotografi: dpa

Shifrat e fundit globale të SIDA-s janë tronditëse: në botë ende jetojnë 40 milionë njerëz me virusin HIV. Vetëm një milionë syresh marrin të ashtuquajturin trajtim anti-retroviral. Ndërsa 39 milionë të tjerët fëmijë, gra e burra do të vdesin. Këta ende jetojnë, në Afrikë apo në Azi. Pas shpërthimit të sëmundjes, pra kur ajo shfaqet tek njerëzit, këta shpesh herë konsiderohen si të marrë fund. Për ta nuk ka oferta për ndihmë dhe as siguri, apo dikë që të kujdeset së paku për fëmijët e tyre.

Vetëm në Afrikë ka sot 15 milionë jetimë prej SIDA-s, të cilët kanë humbur njërin prind ose të dy prej sëmundjes vdekjeprurëse. Ndërkohë që premtimet kanë qenë të qarta dhe të kalkulueshme: iniciativa "3 në 5" e programit të OKB-së për luftën kundër SIDA-s, UNAIDS, është nënshkruar nga 192 vendet antare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me qëllimin e shpallur, që deri në vitin 2005, 3 milionë të infektuarve me HIV t´u ofrohet trajtim mjeksor. Vitit 2005 po përfundon dhe vetëm një milionë njerëz kanë mundur të marrin ndihmë mjeksore.

Për masat të tilla si trajtim mjeksor, sqarim, analiza për SIDA-n dhe studime në këtë fushë mungojnë paratë, e kryesisht në vendet më të varfëra të botës. Këto vende janë në varësi të ndihmave të bashkësisë ndërkombëtare. Ato kanë nevojë për solidaritetin e vendeve të pasura. Por vazhdimisht këto vende përjetojnë të njëjtën gjë: qoftë kur është fjala për përmbushjen e qëllimeve të mileniumit për zhvillimin, apo për reduktimin e nurmit të të infektuarve të rinj me SIDA deri në vitin 2005, apo për ndihmat zyrtare për zhvillimin dhe për rindërtimin pas katastrofave natyrore apo luftrave: shpesh herë premtohet shumë dhe bëhet pak.

Në vendet që kanë para në fakt ekziston dëshira e mirë, por kur është fjala për të paguar faturat vërehet stepje. Për zbatimin e fushatave efikase kundër SIDA-s mungojnë së paku 18 miliardë dollarë. Për këtë janë premtuar 27 miliardë dollarë, një premtim ky që është shpallur si gjithmonë me zë të lartë. Por në llogarinë e Oragnizatës Botërore të Shëndetësisë deri tani janë derdhur vetëm 9 milionë dollarë.

Ndërkohë që SIDA na preokupon të gjithëve, sepse kjo sëmundje nuk njeh kufij dhe nuk stepet as prej mirëqenies. Në një botë të globalizuar duhet të ketë solidaritet, e kjo jo vetëm për luftën kundër terrorizmit, por edhe kur është fjala për të luftuar një pandemie si SIDA. Për këtë nuk mjaftojnë fjalimet dhe deklaratat, por duhet të jepet ndihmë konkrete financiare, nëse vërtetë duam një botë për të gjithë.