Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad jo i mirëpritur në Nju Jork
25 Shtator 2007Reklamë
Vizita e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad ka shkaktuar protesta në Nju Jork. Në takimin e tij zhvilluar në universitetin e njohur të Kolumbias në Nju Jork, Ahmadinexhad u konfrontua me pyetje mbi ekzekutimin e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe fëmijëve si edhe shtypjen e të drejtave të homoseksualëve dhe grave në Iran. Presidenti i universitetit, Li Bollinger (Lee Bollinger) e cilësoi Ahmadinexhadin një njeri të kufizuar dhe diktator. Në afërsi të universitetit, Kolumbia ishin mbledhur mijëra protestues kundër presidentit iranian, i cili ndodhet në Nju Jork të marrë pjesë në punimet e Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.