Presim bashkëpunim: Urimet për presidenten e re Vjosa Osmani
4 Prill 2021I ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak uroi presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani. "Urime Vjosa Osamni për zgjedhjen tuaj si presidente e Kosovës. Ju uroj sukses në pozicionin tuaj të rëndësishëm dhe pres që të bashkëpunojmë në të ardhmen", shkroi Lajçak në twitter.
Urime presidentes së Kosovës i kanë ardhur edhe nga europarlamentari austriak dhe raportuesi i dytë i BE për Kosovën, Lukas Mandl. "Kjo nënkupton që premtimi për njerëzit u përmbsuh, lidershipi i ri është gati për punë, qytetarët presin reforma, bota pret stabilitet dhe koherencë. Pres me dëshirë për bashkëpunim të mëtejshëm Vjosa",shkruan në tëitter Lukas Maindl
Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett ka uruar presidenten e re të Kosovës."Përgëzime Vjosa Osmanit për zgjedhjen Presidente dhe deputetëve që e kryen detyrën e tyre në Kuvend.", ka shkruar Kosnett duke theksuar, se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritetin e ngushtë me Republikën e Kosovës për ta ndërtuar një të ardhme në paqe."